“I kam propozuar vetë” , Mikela befason me historinë e dashurisë
Mikela Pupa është rrëfyer gjerë e gjatë për marrëdhënien e saj të dashurisë me të dashurin misterioz.
Fillimisht ishin ndjekësit ata që zbuluan identitetin e të dashurit të saj tatuist përmes detajeve në fotografitë e shpërndara.
Këtë herë, e ftuar në “Natën me Aulonën”, Mikela tha se lidhja vijon prej një viti e gjysmë tashmë dhe bashkëjetojnë.
Mikela Pupa: 1 vit bashkëjetojmë, 1 vit e gjysmë bashkë që njihemi.
Aulona Musta: Si është bashkëjetesa?
Mikela Pupa: Mirë, shumë mirë. Zihemi vetëm për punët e shtëpisë. Vetëm këtë problem kemi.
Aulona Musta: Pse? Kush është më rrëmujaxhi?
Mikela Pupa: E bukura është që jemi të dy rrëmujaxhinj, por unë sikur pastroj një çikë më shumë dhe i them hajde pastrojmë të dy njësoj.
Është shumë mirëkuptues, shumë i dashur. Unë kam ato ulje-ngritjet e mia si Binjak, jemi të dy Binjak, por unë i kam pak më të theksuara të dyja polet e Binjakëve dhe dua ato ledhet e përkëdheljet e mia, jam një fëmijë 5 vjeç, pastaj mërzitem pse s’kam bërë punët dhe çohem, dhe e marr, çohu dhe ti me mua tani.