6.6 C
New York
Friday, March 29, 2024

Buy now

73-vjeçari i vetmuar nga kryeqyteti kerkon grua te sinqert pa lidhje te vjetra

73-vjeçari nga Tirana Petro Prifti, kërkon një partnere. Ai ka prezantuar veten e tij dhe ka treguar historinë e jetës së tij, e cila ka qenë tepër e vështirë, ku i ka humbur të gjithë njerëzit e dashur.

Tani ka vetëm një vajzë e cila jeton prej vitesh në Itali. Petro kërkon një partnere që të jetë e sinqertë dhe të ketë mbyllur historitë e vjetra që mund të ketë pasur. “Quhem Petro Prifti, jam i datëlindjes 50, jam 73 vjeç . Jeta nuk më ka shkuar vaj sepse kam pasur fatkeqësi të ndryshme. Vdiq babai, vdiq gruaja, vdiq nëna, e fundit ishte vajza që vdiq në moshën 35 vjeç.

Gjatë gjithë kësaj kohe kam ndenjur kështu i vetmuar, të dashurit e mi më lanë vetëm, kështu e përballova vetë gjithë atë siklet aq të madh. Unë jam martuar në ’78-ën, edhe deri në ’97-ën ishim në rregull. Në ’97-ën sëmuret derisa vdiq në 2003.

Unë fillimisht kam punuar në ofiçinën e Ministrisë së Brendshme, mekanik. Pastaj mora një drejtim tjetër, drejtor i Postës Post Tranzit i Tiranës, një nga Kuçi i Vlorës, një burrë i mirë, Bajram Peçi më njihte, njihte aftësitë e mia dhe më bëri shef të shpërndarjes së gazetave, deri në fund të ’92-’93-shit.

Para se të më vdiste gruaja, unë vazhdoja punën. Vdiq gruaja, mori fund dhe puna, më hoqën nga puna. Ngelëm pastaj rrugëve duke shitur gazeta dhe me siklete të mëdha, i nxora të dyja vajzat me shkollë të lartë. Njërës i dhashë shkollën e infermierisë, tjetrës i dhashë teknologe ushqimesh në Institutin Bujqësor. Kësaj teknologes nuk i eci fare, e hëngri sëmundja, kurse tjetra vazhdon në Itali 20 vite.

Vajza thotë baba ti ke nevojë për një njeri, por mendoje mirë se kushedi se si është kjo grua. Unë për moshën që kam, dua që të jetë e sinqertë, ti ketë mbyllur dashuriçkat që ka, të mos ketë ndonjë lidhje të vjetër që vazhdon ta ketë dhe e ruan atë dhe e nxjerr nga xhepi si në domino kur nxirret guri i fundit.

Dua që je me mua, je me mua. Dalim bashkë, dalim. Gatuajmë bashkë, s’gatuajmë. Unë kam nevojë për një njeri që të bashkëjetoj me të. Po s’na u puq, detyrimisht do shkëputemi, po shkoi pas avazit, unë jam i urtë, por mosha nuk më lejon të bëj gabime sepse nuk më lejon koha t’i korrigjoj”, thotë ai.

Related Articles

E lënduar pas ndarjes me Ledrin, Sara bën postimin e papritur!

E lënduar pas ndarjes me Ledrin, Sara bën postimin e papritur! Sara Hoxha dhe Ledri Vula prej kohësh përfliten se janë ndarë, lajme të cilat...

Ndodh e papritura në Ferma Vip, Albano i bën Robertit pyetjen e sikletshme për ish-partneren e tij, Nora Istrefi!

Ndodh e papritura në Ferma Vip, Albano i bën Robertit pyetjen e sikletshme për ish-partneren e tij, Nora Istrefi! Fermerët e “Ferma Vip”, mbrëmjen e...

Moderatorja e vë në siklet Bucin, para Veronës e pyet për Santianen

Moderatorja e vë në siklet Bucin, para Veronës e pyet për Santianen Ylli Dervishi dhe partnerja e tij, Verona, kanë qenë së fundmi të ftuar...

Stay Connected

246,663FansLike
102,630FollowersFollow
1,250SubscribersSubscribe
- Advertisement -

Artikujt e fundit

E lënduar pas ndarjes me Ledrin, Sara bën postimin e papritur!

E lënduar pas ndarjes me Ledrin, Sara bën postimin e papritur! Sara Hoxha dhe Ledri Vula prej kohësh përfliten se janë ndarë, lajme të cilat...

Ndodh e papritura në Ferma Vip, Albano i bën Robertit pyetjen e sikletshme për ish-partneren e tij, Nora Istrefi!

Ndodh e papritura në Ferma Vip, Albano i bën Robertit pyetjen e sikletshme për ish-partneren e tij, Nora Istrefi! Fermerët e “Ferma Vip”, mbrëmjen e...

Moderatorja e vë në siklet Bucin, para Veronës e pyet për Santianen

Moderatorja e vë në siklet Bucin, para Veronës e pyet për Santianen Ylli Dervishi dhe partnerja e tij, Verona, kanë qenë së fundmi të ftuar...

E frikshme: Burri rrah dhe kërcënon me thikë bashkëshorten, e dëbon nga shtëpia

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste të grave që...

“Duaja më e mirë është stupci, dajaku” – Shefqet Krasniqi thotë se personat që merren me kazino duhet rrahur

“Duaja më e mirë është stupci, dajaku” – Shefqet Krasniqi thotë se personat që merren me kazino duhet rrahur Imami kosovar, Shefqet Krasniqi, ka dhënë...