21.1 C
New York
Friday, June 2, 2023

Buy now

Luizi po bëhet ‘milioner’? Ja sa fiton vetëm për një postim në Instagram

Ndoshta as vetë Luiz Ejlli, nuk do ta kishte imagjinuar suksesin e tij në “Big Brother Vip”. Këngëtari u rikthye në vëmendje të publikut, pas shumë vitesh distancim. Karriera e tij, ishte shkëputur nga muzika, duke u fokusuar tek diplomacia, ku për vite mbajti postin e rëndësishëm në Francë.

Artisti shkodran u bë pjesë e formatit për t’u futur edhe njëherë në një treg, që bëhet dita ditës më i vështirë për të qëndruar në të. Dhe në fakt, ajo që ende Luizi nuk di është suksesi që ka korrur si banor i kësaj loje, duke qenë edhe një nga pretendentët për ta fituar.

Që është më i pëlqyeri e dëshmojnë edhe shifrat marramendësi që ka arritur në rrjete sociale, vetëm në “TikTok” emri i tij ka shkruar në 4.1 miliardë shikime. Ndërkohë, Luizi numëron gjithashtu mbi 593 mijë ndjekës në “Instagram”, llogari e cila u hap pas hyrjes së tij në BBVA.

Por, këtë sukses të tij këngëtari nuk e imagjinonte dot deri dje, pasi herë pas here ka thënë që shpreson të paktën të ketë fituar disa ndjekës deri më tani. Edhe së fundmi teksa fliste me banorët, Ejlli u shpreh se ndonëse një dron i erdhi ku thuhej që ka arritur një miliard klikime ai nuk kishte arritur ta besonte këtë.

Ndërkohë edhe kënga që ai i dedikoi Kiarës për Shën Valentin, ka arritur në 8.2 milionë klikime në “You Tube”, duke u ngjitur në majat e klasifikimeve të këngëve shqiptare, që kanë klikime reale. Shpeshherë në shtëpinë e “Big Brother”, kanë mbërritur dronë, që kanë tentuar t’i japin informacion Luizit për çfarë po ndodhë jashtë me imazhin e tij.

Edhe ato pak dronë që ka lexuar, Luizi nuk i ka besuar. Por, ajo që nuk di Luizi, është fakti se ndonëse ende në lojë, ai është bërë i pasur. Kompani të mëdha janë ofruar për ta pasur imazh të tijin, kurdo që ai të lërë lojën.

Bëhet me dije se një kompani kosovare është në bisedime me miqtë dhe të afërmit e tij për ta pasur imazh të produkteve të saj. Kontrata e majme do t’i ndryshonte jetën këngëtarit, që si edhe vetë e ka deklaruar që nga dita që u fut në lojë, është i papunë. Ndërkohë, një tjetër biznes për Luizin është edhe “Instagram”-i.

Edhe pse ende është pjesë e lojës, bizneset kanë nisur bashkëpunimet me faqen e tij të “Instagram”-it, ku një postim arrin deri në 3 mijë euro. Të shumta janë bizneset “në radhë” për t’u publikuar në faqen e tij.

Gjithashtu, bizneset kanë nisur bashkëpunimet edhe me Luizin brenda shtëpisë. Përditë e më shumë, këngëtarin po e shohim me veshje apo me aksesorë luksozë. Të gjitha këto janë dhurata nga bizneset, që ndonëse është e ndaluar t’ia përmendin emrin, nuk kanë ngurruar t’i çojnë veshje të kushtueshme brenda shtëpisë./Panorama/

Related Articles

Vivien kthehet në Ferizaj, ja çka bënë kur shkon te vjehrra

Blogerja Vivien Thano ka postuar disa InstaStory ku shihet se është në shtëpinë e reperit Getinjo. Vëmendje morri teksa ka pozuar me maicë të brendshme...

Kush do ta besonte këtë ndryshim të Kallashit? Nuk do ta njihni

Kallashi bën këtë ndryshim në dukje dhe nuk njihet. E njohura për publikun kosovar ka shkurtaur flokët. Dukjen e saj të re e zbuloi përmes një...

Njihuni me prindërit e Xhulit, kur ta kuptoni se kush janë, nuk do t’iu duken aq të panjohur

Modelja e njohur shqiptare, Juliana Nura, ishte njëra ndër banoret e shtëpisë më të famshme në Kosovë, Big Brother VIP Kosova “Xhuli”, është emri...

Stay Connected

246,663FansLike
102,630FollowersFollow
1,250SubscribersSubscribe
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Vivien kthehet në Ferizaj, ja çka bënë kur shkon te vjehrra

Blogerja Vivien Thano ka postuar disa InstaStory ku shihet se është në shtëpinë e reperit Getinjo. Vëmendje morri teksa ka pozuar me maicë të brendshme...

Kush do ta besonte këtë ndryshim të Kallashit? Nuk do ta njihni

Kallashi bën këtë ndryshim në dukje dhe nuk njihet. E njohura për publikun kosovar ka shkurtaur flokët. Dukjen e saj të re e zbuloi përmes një...

Njihuni me prindërit e Xhulit, kur ta kuptoni se kush janë, nuk do t’iu duken aq të panjohur

Modelja e njohur shqiptare, Juliana Nura, ishte njëra ndër banoret e shtëpisë më të famshme në Kosovë, Big Brother VIP Kosova “Xhuli”, është emri...

Ish bashkeshorti i Adriana Matoshit, habit me fjalët për gruan e dytë

Aktori nga Gjilani, Albert Sylejmani, kohë pas kohë është pjesë e lajmeve të shoubizit. Jeta e re me gruan e dytë, me të cilën tashmë...

Vjehrra peson infrakt pasi mesoi se nusja humb jeten ne aksident

KORCE-Nje lajm i keq vjen nga Korca ku nusja dhe vjehrra kane humbur jeten te dyja ne te njejten dite. Nusja humbi jeten nga nje...