“Katër djem i kam humb në luftë”, plaku nga Gjakova thotë se kurrë askush nuk e viziton
Zenun Xhemajli nga Gjakova për Kanal10 ka rrëfyer humbjen e katër djemve në luftë derisa thotë se askush nuk i hap derën ta vizitojë.
Ai ankohet edhe për shkollën e fshatit Sheremet e cila quhet “Dy Dëshmorët” i cili kërkon të quhet tre dëshmorët për shkak të djalit të tij dëshmor.
“Qysh mujnë me pasë fytyrë si shkolla si ky njerëzim, si ka dhënë aty mësim, sa fëmija ka dalë prej tij. Sot mund të jenë kudo, ka dhënë biologji fizikë…”
Tutje Xhemajli theksoj edhe mos vizitën nga institucionet.
“Më vjen keq, nuk është në rregull, më kanë qitë më kanë lënë anash. Mozomakeq për mua që jam gjallë, pse më më pru në këtë situatë qeveria e Kosovës, me luajtë me mua, me djalë.”/Gazeta10/