Kiara Tito ishte e ftuar sot në “Fan Club” ku dha intervistën e parë pas daljes nga “Big Brother VIP”. Teksa në ekran u transmetua një klip i momenteve të saj me Luizin, Kiara u përlot.
“Kërkoj ndjesë, ishin momente shumë të bukura dhe i kam përjetuar njësoj të gjitha ato copëzat që unë mund t’i kisha harruar për momentin në mendjen time se janë 90 ditë. Ama një moment që unë nuk do e harroj kurrë dhe më emocionoi aq shumë tani është dasma, që do ta përjetoj sa herë ta shoh me miliona herë njësoj siç e kam ndjerë atë ditë.
Seriozisht është shumë e vështirë dalja ime sepse kam 90 ditë që bashkëjetoj me personin e zemrës 24/24, ndihem sikur më ka ikur një pjesë e shpirtit tim”, tha Kiara.
“A bëhesh pishman që gjithë lojën e ke rrotulluar rreth Luizit?”, e pyeti Megi. “Absolutisht jo, unë nuk bëhem pishman për qëndrimet që mund të kem mbajtur gjatë qëndrimit në shtëpi, jo me Luizin, por në përgjithësi.
Nuk bëhem pishman, kërkoj ndjesë për momentet që është sikur sikur po ndodh gjëma për një x situatë por më besoni që ka qenë presioni. Diskutime çiftesh kemi të gjithë dhe është një gjë mëse normale t’i kërkosh llogari partnerit tënd për gjërat që ti mbase nuk je dakord.
Kemi folur, kemi debatuar dhe pas 5 minutash jemi shtrirë, kemi qeshur e jemi puthur”, u shpreh Kiara.Moderatorja tha se pas daljes i duket sikur i ka ikur një pjesë e shpirtit pasi kishte 90 ditë që bashkëjetonte me njeriun e zemrës.