Një grup turistësh, gjatë një vizite të bërë në vitin 2018, thanë se u tronditën kur u përballën me një familje majmunësh të quajtur “Troll si Ewok”, të cilët luanin një muzikë të çuditshme në buzë të një ishulli tajlandez. Disa nga krijesat ecnin nëpër ujërat e cekëta, ndërsa të tjera u ulën në buzë të shkëmbinjve, shkruan Korrespodenti.
Ato dukeshin si krijesat e vogla imagjinare në ngjyrë kafe portokalli si nga filmi “Star Wars”, ndërsa lëviznin përreth shkëmbinjve. Këto “krijesa” u pikasën nga pushuesit të strehuar nën shkëmbinjtë e Railay’t në Tajlandë, teksa kalonin me një varkë aty pranë.
Shikoni videon e publikuar nga turistët:
Por a është e vërtetë e gjithë kjo?
Në fakt, asnjë krijesë e ngjashme me Ewok nuk është zbuluar në Tajlandë apo kudo tjetër në botë. Çuditërisht, ajo që shihni në video është vetëm një pjesë e një ekspozite të artit të performancës për Bienalen e Tajlandës, një festival kombëtar i artit.
Produkti krijues është nga artistja norvegjeze Tori Wrånes, e cila përdor tinguj, instrumente muzikore, kostume, rekuizita, arkitekturë dhe skulptura. Më poshtë mund të shihni foton e realizimit të rekuizitës në llogarinë e saj në Instagram. /Korrespodenti