5.7 C
New York
Friday, March 29, 2024

Buy now

51 vjeçari që vdiq dje në gurthyes në Suharekë, një ditë më parë i kishte shpëtuar jetën kolegut të tij

Nysret Mustafa, 51 vjeçar, ndërroi dje jetë në vendin punës, teksa për familjarët, rrethanat janë akoma të panjohura. Mustafa ndërroi jetë teksa po punonte në një gurthyes në Suharekë, punë kjo që e bënte për rreth 2 dekada.

Ndonëse nga kompania me të cilën punonte, familjarët nuk morën një sqarim konkret se si ndërroi jetë, të njëjtin sqarim nuk e kanë gjetur as nga institucionet.

Një i afërm i Mustafës ka deklaruar për Indeksonline se familja e të ndjerit është shumë e shqetësuar sa i përket trajtimit të rastit të vdekjes së tij.

Sipas tij, e tëra çka familja po kërkon është të dijë shkaqet e vdekjes së Nysretit, e jo të mos marrë një përgjigje as nga Spitali e as nga Policia.

“Një ditë para se të vdiste e ka shpëtu një koleg aty në punë. Kur ka ardhë në shtëpi i ka tregu gruas së tij. “E shpëtova” – i ka thanë. Kolegun e tij e kishte zënë rryma e ky e ka shty, e ka shpëtu” deklaroi familjari.

“Na veç po dojmë me e ditë se si ka vdekë. Neve na ka njoftu QKMF e Suharekës, na kanë thirrë na kanë thanë “Nysreti ka vdekë”. As nuk e dimë qysh ka vdekë, a e ka zënë edhe këta rryma, apo si ka ndodhë. Policia na thanë se e ka pas të thyer një kockë në dorë. Tash, qysh mundet me vdekë njeri me një kockë të thyme në dorë. Nysretin s’mujë me e kthy në jetë, po veç po dojmë me e ditë atë që na takon, qysh ka vdekë” shtoi ai.

Familjari në fjalë i ka thënë Indeksonline se ata që ka lënë pas Nysreti, nuk janë edhe në kushte të mira sociale.

“E ka lanë grunë, ni djalë e ni çikë të martuar, por tash ne duhemi me u kujdesë për ta. Kjo gjë është serioze, pa kurrfarë mbrojtje me punu, pa kurgjo. Duhemi me u vetëdijesu edhe ne të gjithë se sa duhet me qenë të kujdesshëm po edhe sa është e rëndësishme që me pasë kujdes se si trajtohen punëtorët” përfundoi ai./Indeksonline/

Related Articles

“Do i degjeneroj publikisht” Sara revoltohet dhe reagon ashpër në rrjete sociale

“Do i degjeneroj publikisht” Sara revoltohet dhe reagon ashpër në rrjete sociale. “Faleminderit që shqetësoheni për brekët e mia, por e mira do ishte të...

E vërejtët që familja e Kiares nuk ishte në festën e organizuar për bebin, zbulohet aryseja

E vërejtët që familja e Kiares nuk ishte në festën e organizuar për bebin, zbulohet aryseja Në festën e organizuar nga moderatorja Kiara Tito dhe...

A e keni vënë re? Ja veprimi që Luana Vjollca bën në çdo program pavetëdije!

A e keni vënë re? Ja veprimi që Luana Vjollca bën në çdo program pavetëdije! E njohur si një nga moderatoret më të dashura, plot...

Stay Connected

246,663FansLike
102,630FollowersFollow
1,250SubscribersSubscribe
- Advertisement -

Artikujt e fundit

“Do i degjeneroj publikisht” Sara revoltohet dhe reagon ashpër në rrjete sociale

“Do i degjeneroj publikisht” Sara revoltohet dhe reagon ashpër në rrjete sociale. “Faleminderit që shqetësoheni për brekët e mia, por e mira do ishte të...

E vërejtët që familja e Kiares nuk ishte në festën e organizuar për bebin, zbulohet aryseja

E vërejtët që familja e Kiares nuk ishte në festën e organizuar për bebin, zbulohet aryseja Në festën e organizuar nga moderatorja Kiara Tito dhe...

A e keni vënë re? Ja veprimi që Luana Vjollca bën në çdo program pavetëdije!

A e keni vënë re? Ja veprimi që Luana Vjollca bën në çdo program pavetëdije! E njohur si një nga moderatoret më të dashura, plot...

Artistët tanë mblidhen për iftar, nuk do ta besoni si e quajn iftarin

Artistët tanë mblidhen për iftar, nuk do ta besoni si e quajn iftarin Muaji i Ramazanit bën bashkë edhe artistët tanë. Disa nga ta natën e...

E papritur, motra e Adelines dhe Zanfines qenka e fejuar dhe e lumtur

E papritur, motra e Adelines dhe Zanfines qenka e fejuar dhe e lumtur Ema Ismaili është motra bukuroshe e Adelines dhe Zanfines, e cila ndonëse...