6.7 C
New York
Friday, March 29, 2024

Buy now

Nën rrënoja e me tërmete aktive, rrëfimi se si ekipi i FSK-së shpëtuan foshnjën dhe nënën e saj

Besart Ejupi nga Forca e Sigurisë së Kosovës, ka rrëfyer mes lotësh dhe emocionesh gëzimi në “Five” në RTV Dukagjini momentin e shpëtimit të foshnjës dhe nënës së tij të cilët gjindeshin nën rrënoja. “Kauza është t’ia shpëtosh jetën dikujt edhe nëse e rrezikon jetën tënde”, u shpreh ai në emër të gjithë pjestarëve të FSK-së.

“Derisa kemi intervenu te fëmija në të majtën tonë ka qenë babai i fëmijës, në të djathtën ka qenë motra ndërsa ne mes tyre të vdekur është dashur të kalojmë dhe të shkojmë të tërheqim trupin e gjallë. Për 6 deri 12 orë kemi qëndruar më afër se anëtarët e famijes me një viktimë nën rrënoja”, është një pjesë e rrëfimit të Besart Ejupit, Instruktor në Qendrën Ndërkombëtare të Trajnimeve për kërkim-shpëtim i cili ka qenë në Turqi për të ndihmuar në gjetjën e njerëzve që mbetën të gjallë apo të vdekur nën rrënoja si pasojë e tërmetit që goditi vendin më 6 shkurt.

Ai ka treguar në emisionin “Five” momentet e gëzimit, sakrificave dhe momentin kur nën rrënoja arritën pas më shumë se 6 orësh punë të shpëtojnë foshnjën dhe nënën e saj.

Ejupi ka bërë të ditur se foshnja kur u shpëtua ka qenë në gjirin e nënës dhe sipas tij kjo e ka mbajtur gjallë atë. Ndërsa, u shpreh se foshnja kur është shpëtuar ka buzëqeshur në momentin që i ka parë pjestarët e FSK-së aty, ndërsa ka shtuar se buzëqeshja e foshnjes atyre ua ka mbushur sytë me lot.

“Është emocionale edhe ta përshkruaj formën dhe mënyrën si ka ndodhur, ne e kemi parë fëmijën ka qenë në gjirin e nënës së tij. Nuk ka qenë e lehtë ta tërheqim nga gjiri i nënës së saj, që fatmirësisht edhe ajo është gjallë dhe jeton, por ne e kemi parë me sy dhe i kemi dëgjuar zërat gjashtë orë, më shumë se 6 orë na janë dashur vetëm fëmijën ta tërheqim pasi gjdo veprim që të ndërmerret aty për kërkim shpëtim duhet të bëhet me kujdesin më të lartë, pasi çdo gabim automatikisht e rrezikon jetën qoftë të fëmijës apo nënës së fëmijës. Andaj, e kam pas fëmijën në dorë dhe tri orë të tjera nuk kemi mujt me e tërheq. Ajo që ka qenë karakteristikë e fëmijës ishte se fëmija ka qenë në gjirin e nënës dhe shpresojmë që kjo e ka mbajtë gjallë edhe në jetë, është karakeristikë tjetër se kur na ka parë për herë të parë atij i ka ardhur një buzëqeshje që neve na i mbushi sytë me lot”, u shpreh Ejupi.

Jo vetëm 2 minuta siç tregon videoja pjesën e shpëtimit të foshnjës ka zgjatur, ai ka treguar se më shumë se 18 orë është bëtë punë që të arrihet te shpëtimi.

“Ta shohësh këtë video duket vetëm një video 2 minuta e 20 sekonda mirëpo përmbledhur mrapa saj është një punë, një sakrificë, një shembull i gjithësecilit pjestar që bëmë ne jo vetëm për 2 minuta por ky operacion zgjati më shumë se 18 orë për të shpëtuar të gjallë. Kemi bërë punë 18 orë nga ana e Forcës së Sigurisë së Kosovës, por këtu kishte bërë punë edhe bashkëpunim me skuadrat e kërkim-shpëtimit të Turqisë. I kemi shfrytëzuar këta pasi gjatë momentit të intervenimit ty të duhet të komunikosh, do të thot të komunikosh me viktimën, të japësh ndihmën e parë”, u shpreh ai.

Ndërsa, ka vazhduar tutje duke e përshkruar këtë si momentin më të vështirë, por që sipas tij pjestarët e FSK-së e kanë pasur vullnetin dhe forcën për të ndihmuar njerëzit.

“Ishte momenti më i vështir që unë dhe shokët e mi e kemi përjetuar aty, ta dëgjosh një foshnje dhe një nënë të thërret ndihmë dhe ti të mos kesh forcë e fuqi të mos i ndihmosh, ky është një prej momenteve që të bën të ndihesh i dobët në këtë botë. Por, falë institucionit, trajnimeve që jeni të pëgratitur profesionalisht për këto raste ne nuk jemi nda në asnjë moment. Mund të them se djemt dhe vajzat që ka FSK, janë djemt dhe vajzat që neve na përfaqësojnë, ata e kanë vullnetin, e kanë shpirtin që shumë prej njerëzve ju mungon. Sepse edhe po të kenë gjithë pajisjet e botës, nuk e kanë atë elanin atë vullnetin e zemërgjerësin që ne posedojmë”.

Ejupi ndër të tjera, ka shtuar se secili pjestarë i FSK-së e ka pasur punën dhe detyrën e vet, të cilën sipas tij e kanë kryer në mënyrë profesionale. Ndërsa ka falënderuar akterët dhe gjithë tjerët që u mundësuan të ndihmojnë popullin turk në këtë tragjedi.

“Ndjenjë e papërshkruar, kisha dasht me i falënderu të gjithë akterët që na mundësuar të shkojmë në Hatay në Turqi duke filluar nga njësitë tona, nga komanda e gardës kombëtare, shefi i shtabit, komandatit të FSK-së, ministrit e kryeministrit. Ndërsa, kjo medalje në fund është një atribut të cilin e patëm fatin dhe e morrëm. Medalja është dhënë edhe nga gjenerali i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneral Bashkim Jashari, që është për motivacionin shpëtim jete. Secili e kemi pasur rolin dhe detyrën e caktuar në bazë të rregullores dhe kritereve që duhet të bëhen për kërkim-shpëtim. Fatmirësisht kam qenë pjesë edhe e operacionit nën rrënoja kur është bërë tërheqja e foshnjës 3 vjeçare”, ka shkruar ai.

I pyetur se si mund ta përshkruaj momentin e shpëtimit të foshnjës, ai u shpreh “Po shpëtove një jetë njeriu është njësoj si të shpëtosh gjithë njerëzimin, me këto e përmbylli gjithë këtë shpjegim. Gjithë kohës jeta jonë ka qenë në rrezik sepse kishte gjatë tërë kohës tërmete, ne të gjithë ishim prind, vëllezër, fëmijë dhe e përjetuam në emocionin e vet secilin”.

Në studion e emisionit “Five” Ejupi i ka përshkruar disa nga fotografitë të cilat kanë qarkulluar në media të pjestarëve të Forcave të Sigurisë së Kosovës.

“Ne posedojmë pajisje profesionale, që me anë të dëgjimit, kamerave dhe rrezeve i kontrollojmë hapësirat që ne dyshojmë që ka trupa të gjallë. Këtu po bëhet vlerësimi i hapësirës për të parë a ka trupa të gjallë. Vlerësohet a ka rrezik, a është i sigurt për të ndërhyrë, si duhet eleminuar rreziku nëse ka”, ka thënë Ejupi.

“Të hulumtosh gjithë fotografitë e botës rrallë e gjen ndonjë mbi rrënoja, ngase misioni ishte të kërkojmë viktima nën rrënoja. Është kërkim nën hapësirë që fillimisht intervenojna me K9, bëjm intervenimin me ta dhe nëse ka ndonjë indikacion a ka trup jete. Kjo besoj është një prej llukseve që mund të futet personi aty, kushtimisht po them lluks sepse rrezikshmëria ishte në nivel më të lartë. Një prej fotove më të mira”, kështu e përshkruan këtë foto pjestari i FSK-së Ejupi.

“Të dy janë pjestarë të FSK-së. Kjo është fotoja që dyshuam në një viktimë të gjallë dhe kemi bërë hapat, formën qysh duhet të tërhiqet në një vend. Rezultati këtu fatkeqësisht ishte se ne e gjetëm një trup të pajetë. Nuk e kam fut në memorie si ta komentoj momentin kur e gjen dikënd të vdekur, ngase fokusi ka qenë te trupat e gjallë”, u shpreh Ejupi mes lotësh.

“Këtë titulloje lot gëzimi, kjo foto është joprofesionale por është e para pas tërheqjes tonë dhe të viktimës. Kjo foto ka mbrapa sakrificë shuëm të madhe, ka punë, vullnet, ka vullnet të gjithë popullit të Kosovës. Nuk e përfaqëson vetëm neve treve, përfaqëson secilin pjestar të FSK-së pasi ishte rrugë e vërshtirë deri te kjo punë, secili ka dhënë kontribut në mënyrën dhe formën e vetë”, ka thënë Ejupi.

Duke ngritur lëvdata për punën e pjestarëve të FSK-së, Ejupi e mbylli fjalën e tij me një shprehje të tillë “Kauza është t’ia shpëtosh jetën dikujt edhe nëse e rrezikon jetën tënde”.

Related Articles

Artistët tanë mblidhen për iftar, nuk do ta besoni si e quajn iftarin

Artistët tanë mblidhen për iftar, nuk do ta besoni si e quajn iftarin Muaji i Ramazanit bën bashkë edhe artistët tanë. Disa nga ta natën e...

E papritur, motra e Adelines dhe Zanfines qenka e fejuar dhe e lumtur

E papritur, motra e Adelines dhe Zanfines qenka e fejuar dhe e lumtur Ema Ismaili është motra bukuroshe e Adelines dhe Zanfines, e cila ndonëse...

E lënduar pas ndarjes me Ledrin, Sara bën postimin e papritur!

E lënduar pas ndarjes me Ledrin, Sara bën postimin e papritur! Sara Hoxha dhe Ledri Vula prej kohësh përfliten se janë ndarë, lajme të cilat...

Stay Connected

246,663FansLike
102,630FollowersFollow
1,250SubscribersSubscribe
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Artistët tanë mblidhen për iftar, nuk do ta besoni si e quajn iftarin

Artistët tanë mblidhen për iftar, nuk do ta besoni si e quajn iftarin Muaji i Ramazanit bën bashkë edhe artistët tanë. Disa nga ta natën e...

E papritur, motra e Adelines dhe Zanfines qenka e fejuar dhe e lumtur

E papritur, motra e Adelines dhe Zanfines qenka e fejuar dhe e lumtur Ema Ismaili është motra bukuroshe e Adelines dhe Zanfines, e cila ndonëse...

E lënduar pas ndarjes me Ledrin, Sara bën postimin e papritur!

E lënduar pas ndarjes me Ledrin, Sara bën postimin e papritur! Sara Hoxha dhe Ledri Vula prej kohësh përfliten se janë ndarë, lajme të cilat...

Ndodh e papritura në Ferma Vip, Albano i bën Robertit pyetjen e sikletshme për ish-partneren e tij, Nora Istrefi!

Ndodh e papritura në Ferma Vip, Albano i bën Robertit pyetjen e sikletshme për ish-partneren e tij, Nora Istrefi! Fermerët e “Ferma Vip”, mbrëmjen e...

Moderatorja e vë në siklet Bucin, para Veronës e pyet për Santianen

Moderatorja e vë në siklet Bucin, para Veronës e pyet për Santianen Ylli Dervishi dhe partnerja e tij, Verona, kanë qenë së fundmi të ftuar...