18.3 C
New York
Sunday, October 1, 2023

Buy now

“Njërit i është amputu këmba” – Kjo është gjendja shëndetësore e tre të plagosurve në Skenderaj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në një kafene në fshatin Runik të Skenderajt, ku si pasojë e të shtënave ka humbur jetën 39-vjeçari, Nexhmedin Loshi dhe kanë mbetur të plagosur tre të tjerë, raporton Gazeta Sinjali.

Lidhur me gjendjen shëndetësore të tre të plagosurve, ka folur për Gazetën Sinjali drejtori i Klinikës së Ortopedisë, Gani Jashanica, i cili tha se njëri prej të plagosurve ka qenë në gjendje të rëndë dhe si pasojë e plagëve i është amputuar këmba.

“Njërit sipas ekipit kujdestar, në bashkëpunim me kirurgun vaskular, ia kanë amputu këmbën dhe dy të tjerë janë duke u trajtu ende në Emergjencë”, tha Jashanica.

Dy të plagosurit e tjerë, sipas drejtorit të Ortopedisë, kanë marrë plagë nga arma e zjarrit në gju dhe në shputën e këmbës dhe ata janë jashtë rrezikut për jetë.

“Gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë, kanë lëndime në gju edhe në shputë”, tha më tej Jashanica për Sinjalin.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka bërë me dije se dy persona të maskuar kanë hyrë brenda kafenesë dhe kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimave. Të njëjtit më pas janë larguar në drejtim të panjohur dhe ende nuk janë identifikuar.

“Nga hetimet e para dhe këqyrja e vendit të ngjarjes, dyshohet se dy persona të dyshuar e të maskuar kanë hyrë brenda në kafiteri kanë shtënë me armë dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja. Gjitha veprimet e ndërmarra policore, janë udhëhequr nga prokurori i rastit i cili ka dalë në vend të ngjarjes ndërsa i njëjti ka autorizuar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore . Hetuesit e Sektorit Rajonal , janë duke punuar intensivisht për identifikimin dhe arrestimin e kryesit/ve të veprës si dhe zbardhjen e kësaj vepre penale”, tha Zahiti.

Related Articles

“Trafikut Urban“ i shtohet edhe një shofere

Mehreme Brahimi është shoferja e tretë që i është bashkuar ndërmarrjes “Trafiku Urban”. Kryeshefi i “Trafikut Urban“, Burim Maraj, është shprehur i kënaqur me përparimet...

Luiz Ejlli emocionon rrjetin me surprizën për fansin me aftësi të veçanta

Luiz Ejlli në koncertin e tij të fundit, ka udhëtuar më herët drejt Shkodrës për të takuar Denisin, një djalë më aftësi të kufizuara....

Ekskluzive | Sulmuan brutalisht mërgimtarin, këta janë katër vëllezërit e arrestuar në Istog

Një rrahje brutale ka ndodhur këtë javë në komunën e Istogut. Një bashkatdhetar derisa ishte në veturë me gruan e tij sulmohet nga katër...

Stay Connected

246,663FansLike
102,630FollowersFollow
1,250SubscribersSubscribe
- Advertisement -

Artikujt e fundit

“Trafikut Urban“ i shtohet edhe një shofere

Mehreme Brahimi është shoferja e tretë që i është bashkuar ndërmarrjes “Trafiku Urban”. Kryeshefi i “Trafikut Urban“, Burim Maraj, është shprehur i kënaqur me përparimet...

Luiz Ejlli emocionon rrjetin me surprizën për fansin me aftësi të veçanta

Luiz Ejlli në koncertin e tij të fundit, ka udhëtuar më herët drejt Shkodrës për të takuar Denisin, një djalë më aftësi të kufizuara....

Ekskluzive | Sulmuan brutalisht mërgimtarin, këta janë katër vëllezërit e arrestuar në Istog

Një rrahje brutale ka ndodhur këtë javë në komunën e Istogut. Një bashkatdhetar derisa ishte në veturë me gruan e tij sulmohet nga katër...

“Njërit i është amputu këmba” – Kjo është gjendja shëndetësore e tre të plagosurve në Skenderaj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në një kafene në fshatin Runik të Skenderajt, ku si pasojë e të shtënave ka...

Për çfarë shërbente lokali ku ndodhi vrasja në Skenderaj dhe sa persona u përfshinë- Insajderi sjell detaje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit ta sotëm në një lokal në fshatin Runik të Skenderajt. Një person...
tv/7c7bbd1d38e881a78f5888586341c0e344ac74e92b66eec7e13baa58bdb7263f.js">