9.3 C
New York
Friday, April 19, 2024

Buy now

Nxënësi ‘kauboj’ në Rahovec shkon me pistoletë në shkollë, i ndodh e papritura nga Policia

Policia e Kosovës ka njoftuar se një nxënës 17-vjeçar në fshatin Ratkoc të Rahovecit, është arrestuar pasi që gjatë ditës së djeshme kishte shkuar me revole në shkollën “12 Maji”, ku vijon mësimet. Lloji i pistoletës që mbante ai, ishte “Beretta”. Atij i është sekuestruar revolja si dhe një karikator me tre fishekë.

“Njësia e Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor në Rahovec, me të pranuar një informatë se një nxënës i Shkollës së Mesme “12 Maji” në fshatin Ratkoc, posedonte armë në mënyrë të paautorizuar, kanë filluar hetim preliminar dhe është arritur të identifikohet dhe arrestohet i dyshuari, mashkull, i lindur në vitin 2005, nxënës i Shkollës së Mesme “12 Maji”. I njëjti gjatë marrjes në pyetje (në prani të avokatit mbrojtës) ka pranuar se me datën 06.12.2022, në hapësirat e shkollës kishte ekspozuar një pistoletë të llojit Beretta. Pasi janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore lidhur me rastin, në cilësinë e provave materiale është sekuestruar një pistoletë e llojit Beretta, një karikator dhe tre fishekë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Me vendim të Prokurorit të Shtetit, pas përfundimit të procedurave policore, ndaj të dyshuarit është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.”, thuhet në fund.

Related Articles

Artistët tanë mblidhen për iftar, nuk do ta besoni si e quajn iftarin

Muaji i Ramazanit bën bashkë edhe artistët tanë. Disa nga ta natën e sotme zgjodhën ta bëjnë iftarin së bashku. Në mesin e tyre është Ledri,...

As Remzie Osmani nuk iu shpëton operacioneve plastike, duket tjeter person

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Remzie Osmani, është mjaftë e angazhuar. Ani pse është bërë edhe gjyshe e një mbese dhe nipi, Remzia po...

Festa Qoqaj prezanton veturën e saj super luksoze

Festa Qoqaj prezanton veturën e saj super luksoze Festa Qoqaj është një nga influenceret me te njohura shqiptare. Ajo inspiron ajzat se si te vishen ne...

Stay Connected

246,663FansLike
102,630FollowersFollow
1,250SubscribersSubscribe
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Artistët tanë mblidhen për iftar, nuk do ta besoni si e quajn iftarin

Muaji i Ramazanit bën bashkë edhe artistët tanë. Disa nga ta natën e sotme zgjodhën ta bëjnë iftarin së bashku. Në mesin e tyre është Ledri,...

As Remzie Osmani nuk iu shpëton operacioneve plastike, duket tjeter person

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Remzie Osmani, është mjaftë e angazhuar. Ani pse është bërë edhe gjyshe e një mbese dhe nipi, Remzia po...

Festa Qoqaj prezanton veturën e saj super luksoze

Festa Qoqaj prezanton veturën e saj super luksoze Festa Qoqaj është një nga influenceret me te njohura shqiptare. Ajo inspiron ajzat se si te vishen ne...

Menaxheri i Bardhit bën veprimin e papritur për ‘inat’ të Bardhit dhe Sarës

Menaxheri i Bardhit bën veprimin e papritur për ‘inat’ të Bardhit dhe Sarës Bardhi tregonte sa ishte në Big Brother se vepronte për punën cfarëdo...

“Do i degjeneroj publikisht” Sara revoltohet dhe reagon ashpër në rrjete sociale

“Do i degjeneroj publikisht” Sara revoltohet dhe reagon ashpër në rrjete sociale. “Faleminderit që shqetësoheni për brekët e mia, por e mira do ishte të...