12.2 C
New York
Thursday, March 30, 2023

Buy now

Për përhair në 40 shtëpi të reja, një xhami dhe shumë lot gëzimi – si më emocionoi Liria me djalin e saj që nuk po e gjenin shtëpinë

Shumë rrallë më vie të shkoj për të përcjellë ngjarje të karakterit social. Por pasi në janar isha për përhair në shtëpinë e Bratislavit në Graçanicë, kur mora vesh se në Komunën e Mitrovicës 40 familje po bëheshin me shtëpi të re, vendosa ta bëja të njëjtën gjë. Kjo është ajo që pashë e fola me njerëz që po hynin në shtëpi të reja.

Kur mbërrijta në Mitrovicë ishte ora 10:20. Ishim nja 20 minuta me vonesë dhe tashmë ngjarja kishte nisur. Fjalën e kishte kryetari i Mitrovicës Jugore, Bedri Hamza, dhe mas pas edhe përfaqësuesi i “Qatar Foundation” që është edhe financuesi i këtij projekti.

Në ulëset tek publiku janë familjet që po prisnin shtëpitë e reja. Shumica e tyre janë gra. Përfituesit e këtyre shtëpive janë shumica gra që bashkëshortët ose u kanë vdekur gjatë luftës ose janë të ndarë prej tyre. Për shumicën dita e martë, 28 shkurt, është një ditë që përfundojnë vuajtjet e banimit.

“Që 20 vjet duke jetuar me qera, prej një vendi në vendin tjetër”, thotë një nga banoret. Ajo është Shemsija e cila ishte ndër të parat që mori çelësat. Ajo së bashku me tre djemt e saj do të bëhen me shtëpi. Shtëpia ka një dhomë dite me kuzhinë, dy dhoma gjumi dhe një banjo. Të gjitha shtëpitë janë të mobiluara dhe në gjendje të mirë.

Takohem pas ceremonisë më kryetarin Hamza. Ai më tregon se përpos shtëpive, ky projekt përfshnë edhe një shkollë, një ambullantë dhe një xhami. Nuk çuditem për xhami, duke e ditur se investitori është një Republikë Islamike. Kur e pyes kryetarin se kush e ka qitë kusht, më thotë se “ka qenë kërkesë e banorëve”.

Këtë pyetje doja t’ia bëja shumë banorëve por rrugës takova një grua me fëmijën e saj që ma ndryshoi komplet storjen. Lirija nuk po e gjente dot ku e kishte shtëpinë. Ajo ka muaj që po jetonte në banesa të ndryshme.

“202946 është numri i shtëpisë, nuk po muj me gjetë”, më thot Liria. “Ja po të ndihmojë unë me e gjet”, i them, teksa nisim kërkimin.

Mes gjithë atyre shtëpive, ishte shumë e zorshme ta gjenim shtëpinë. Por pas nja 30 minutave kërkim arritëm ta gjejmë. Shumë lot gëzimi si nga Liria ashtu edhe nga fëmija. Lot gëzimi edhe unë si gazetar, edhe pse shumë shpesh nuk dua të përfshihem në këtë emocion.

Por sesi shkoi i gjithë kërkimi, se çfarë janë kushtet brenda shtëpive, brenda Ambulantës dhe Xhamisë që ende nuk është hapur, shikojeni videon e plotë.

Related Articles

Futbollisti shqiptar i bën dhuratën e pazakontë Luizit me shifer marramendëse?

Artisti i mirënjohur shqiptar, Luiz Ejlli, i njohur dikur për këngët e tij, u tërhoq nga bota e “showbizz”-it, por tani është rikthyer me...

‘Ty dhe Luizin çift gjithë jetën’ Kiara publikon videon e gjyshes duke folur për Luizin dhe për të

Kiara Tito hyri ne shtepine e Big Brother Vip Albania me 24 dhjetor dhe vetem nje dite me pas banori tjeter Luizi shprehu pelqimin...

Sahiti nga Skenderaj që gatuante fli për gruan e sëmurë tash ka mbetur i vetëm, ai rrëfehet mes emocionesh

Sahit Prekazi, qytetari nga Komuna e Skenderajt, tashmë po jeton i vetëm në shtëpinë e tij. Ai ishte bërë viral përmes një imazhi ku shfaqej...

Stay Connected

246,663FansLike
102,630FollowersFollow
1,250SubscribersSubscribe
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Futbollisti shqiptar i bën dhuratën e pazakontë Luizit me shifer marramendëse?

Artisti i mirënjohur shqiptar, Luiz Ejlli, i njohur dikur për këngët e tij, u tërhoq nga bota e “showbizz”-it, por tani është rikthyer me...

‘Ty dhe Luizin çift gjithë jetën’ Kiara publikon videon e gjyshes duke folur për Luizin dhe për të

Kiara Tito hyri ne shtepine e Big Brother Vip Albania me 24 dhjetor dhe vetem nje dite me pas banori tjeter Luizi shprehu pelqimin...

Sahiti nga Skenderaj që gatuante fli për gruan e sëmurë tash ka mbetur i vetëm, ai rrëfehet mes emocionesh

Sahit Prekazi, qytetari nga Komuna e Skenderajt, tashmë po jeton i vetëm në shtëpinë e tij. Ai ishte bërë viral përmes një imazhi ku shfaqej...

Foto e bujshme| Policia futet shtëpinë e barit, shqiptari në Angli fshihet mbi çati

Në mediat angleze po qarkullon një foto e një personi që po qëndron mbi çati ndërsa policia gjendet në dritare duke kontrolluar pikërisht për...

Gënjeu sa ishte në Big Brother, Xhulit i zbulohet e vërteta pak ditë pas doli nga shtëpia

Gënjeu sa ishte në Big Brother, Xhulit i është zbuluar e vërteta pak ditë pas doli nga shtëpia më e famshme në vend. Modelja bukuroshe...