Dy burra, të dy shumë të sëmurë, ndanin një dhomë spitali. Njërit prej tyre i lejohej të ngrihej duke ndenjur në krevat çdo ditë nga 1 orë pasi kjo e ndihmonte në pastrimin e mushkërive.
Krevati i tij ishte afër dritares së vetme të dhomës. Burri tjetër duhej ta kalonte gjithë kohën shtrirë për shkak të sëmundjes. Dy burrat kuvendonin për orë e orë të tëra. Flisnin për të kaluarën, për shtëpinë, familjen, punën, rininë e tyre, kohën e shërbimit ushtarak, kohën e pushimeve, etj.
Çdo pasdite kur burri afër dritares ngrihej duke ndenjur, e kalonte atë një orësh kohën duke i përshkruar mikut të tij çdo gjë që mund të shihte jashtë nga dritarja.
Burri tjetër filloi të jetonte çdo ditë në pritje të këtij orari një orësh kur bota e tij e brendshme pasurohej dhe ndriçohej nga aktiviteti dhe ngjyrat e botës jashtë dhomës së spitalit.
Nga dritarja shihej një liqen i mahnitshëm. Rosat dhe mjelmat luanin në ujë ndërsa fëmijët argëtoheshin me varkat e tyre lodra. Çiftet shëtisnin të lumtur në lulishtet plot lule shumë-ngjyrëshe dhe i gjithë qyteti mund të shihej si në pëllëmbe të dorës.
Ndërkohë që burri pranë dritares i përshkruante të gjitha këto në detaje, burri në anën tjetër të dhomës mbyllte sytë dhe imagjinonte këtë panorame.
Në një pasdite të ngrohte, burri pranë dritares përshkroi një parade që po parakalonte me hap rreshtor.
Megjithëse burri tjetër nuk dëgjoi ndonjë bande muzikore ta shoqëronte paradën, me sytë e mendjes ai “shihte” çdo gjë ndërsa miku i tij e përshkruante këtë pamje në detaje tejet të hollësishme.
Ditë, javë dhe muaj kaluan. Një mëngjes, infermierja erdhi t’u sillte ujë, por gjeti trupin pa jete të burrit pranë dritares që kishte ndërruar jetë paqësisht në gjumë.
E trishtuar, ajo lajmëroi personelin e spitalit për të marrë trupin e tij dhe të kujdesej për çdo detaj tjetër të rastit.
Sapo situata në dhomë u normalizua, burri tjetër i kërkoi infermieres që të lëvizte tek krevati pranë dritares. Ajo e ndihmoi duke u siguruar që çdo gjë ishte mirë dhe pacienti ndihej rehat.
Ngadalë dhe me mundim, burri u mbështet në berryla, duke u munduar të ngrihej. U zgjat ngadalë për t’i hedhur një sy botes përjashta, por u shtang kur pa se përjashta ishte vetëm një mur.
I habitur, burri e pyeti infermieren se si ishte e mundur që i ndjeri, ish shoku i tij i dhomës i kishte përshkruar gjëra kaq të mrekullueshme për pamjen jashtë kur aty ishte vetëm një mur.
Infermierja u përgjigj se i ndjeri kishte qenë i verbër dhe as që mund ta shihte murin.
-“Ndoshta e ka bërë për që të inkurajoj ty” – u përgjigj ajo.
Morali:
Lumturia më e madhe gjendet atëherë kur mund të besh dikë tjetër më të lumtur. Pikëllimi i ndarë me dikë tjetër përgjysmohet, por lumturia e ndarë me dikë tjetër dyfishohet. Nëse do të ndihesh vërtet i pasur, numëro të gjitha gjërat që i ke dhe që nuk mund t’i blejë paraja.
Shperndajeni që ta lexojnë edhe miqtë tuaj!