10.3 C
New York
Thursday, April 18, 2024

Buy now

Bora mund t’ju zë në befasi këto ditë, bëhuni gati

Për shkak të reshjeve të borës shumë rrugë priten të bëhen vështirë të kalueshme. E madje në viset e zonave malore turistike shumë turist detyrohen të kthehen si shkak i mungesës së mirëmbajtjes së rrugëve. Nga Shoqata e Turizmit Malor të Kosovës kanë thënë se kanë humbje dhe presin zgjidhje nga Ministria e Infrastrukturës. E nga kjo e fundit kanë thënë se janë nënshkruar 15 lote-kontrata, derisa për rrugët në Rajonin e Rugovës kontrata është në proces të ankesave në Organin Shqyrtues të Prokurimit.

Ashtu si çdo vit tjetër, reshjet e borës mund t’i zënë edhe këtë vit shumë komuna të papërgatitura. Sidomos, rrugët të cilat të dërgojnë në pikat e qendrave turistike, përsëri mund të bëhen të pakalueshme për shkak të mosintervenimit me kohë.

Kështu të paktën ka thënë kryetari i shoqatës për promovim të turizmit malor të Kosovs, Skender Thaci. Ai ka deklaruar se rruga që të qonë në Rugovë shumë shpejtë mund të bëhet e pakalueshme për shkak të reshjeve të borës.

Ekspertë të komunikacionit thonë se reshjet e borës nuk duhet të zënë të papërgatitur Ministrinë e Infrastrukturës. Sipas tyre, kjo ministri duhet të fillojë nga tani që të bëjë përgatitjet në mënyrë që në rast të reshjeve, të reagojë me kohë, sidomos në rrugët ku ka më shumë qarkullim të automjeteve.

Ndërsa, nga Ministria e Infrastrukturës kanë thënë se janë kanë nënshkruar disa lote-kontrata për mirëmbajtjen e rrugëve.

“Nga 19 Lote të planifikuara për mirëmbajtjen e rrugëve nën përgjegjësinë MMPHI , janë nënshkruar 15 lote- kontrata, 1 kontratë është në proces të vazhdimit, 1 në proces të ri-tenderimit dhe 2 janë në proces të ankesave në Organit Shqyrtues të Prokurimit. Rrugët në Rajonin e Rugovës nën përgjegjësinë e MMPHI përfshihen në Lotin Peja 1 i cili është në proces të ankesave në Organin Shqyrtues të Prokurimit. Pavarësisht kësaj rrjeti i rrugëve të Lotit Peja 1 me qëllim të mirëmbajtjes emergjente, siç janë largimi i borës nga rruga, hedhja e kripës, largimi i erodimeve etj., mbulohet nga kontratat e nënshkruara për Lotet Peja 2 dhe Gjakova 1.​”, tha për Kanal10, MMPHI.

Si shkak i reshjeve të mëdha të borës, vit pas viti numër i madh i aksidenteve shkaktohen në vend, derisa bllokohen shumë rrugë që qojnë në viset malore.

Related Articles

Artistët tanë mblidhen për iftar, nuk do ta besoni si e quajn iftarin

Muaji i Ramazanit bën bashkë edhe artistët tanë. Disa nga ta natën e sotme zgjodhën ta bëjnë iftarin së bashku. Në mesin e tyre është Ledri,...

As Remzie Osmani nuk iu shpëton operacioneve plastike, duket tjeter person

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Remzie Osmani, është mjaftë e angazhuar. Ani pse është bërë edhe gjyshe e një mbese dhe nipi, Remzia po...

Festa Qoqaj prezanton veturën e saj super luksoze

Festa Qoqaj prezanton veturën e saj super luksoze Festa Qoqaj është një nga influenceret me te njohura shqiptare. Ajo inspiron ajzat se si te vishen ne...

Stay Connected

246,663FansLike
102,630FollowersFollow
1,250SubscribersSubscribe
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Artistët tanë mblidhen për iftar, nuk do ta besoni si e quajn iftarin

Muaji i Ramazanit bën bashkë edhe artistët tanë. Disa nga ta natën e sotme zgjodhën ta bëjnë iftarin së bashku. Në mesin e tyre është Ledri,...

As Remzie Osmani nuk iu shpëton operacioneve plastike, duket tjeter person

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Remzie Osmani, është mjaftë e angazhuar. Ani pse është bërë edhe gjyshe e një mbese dhe nipi, Remzia po...

Festa Qoqaj prezanton veturën e saj super luksoze

Festa Qoqaj prezanton veturën e saj super luksoze Festa Qoqaj është një nga influenceret me te njohura shqiptare. Ajo inspiron ajzat se si te vishen ne...

Menaxheri i Bardhit bën veprimin e papritur për ‘inat’ të Bardhit dhe Sarës

Menaxheri i Bardhit bën veprimin e papritur për ‘inat’ të Bardhit dhe Sarës Bardhi tregonte sa ishte në Big Brother se vepronte për punën cfarëdo...

“Do i degjeneroj publikisht” Sara revoltohet dhe reagon ashpër në rrjete sociale

“Do i degjeneroj publikisht” Sara revoltohet dhe reagon ashpër në rrjete sociale. “Faleminderit që shqetësoheni për brekët e mia, por e mira do ishte të...