Momentet e shpresës janë të rralla në zonat e shkatërruara nga tërmetet në veri të Sirisë e në jug të Turqisë, por kërkimet për të mbijetuar po vazhdojnë. Një djali të vogël sirian, i quajtur Mohummad, i ngujuar nën rrënoja për gati 45 orë në Hatay, i është dhënë ujë me kapak të shishes. Pamjet prekëse janë publikuar në internet.
Kujtojmë se dhjetëra mijëra njerëz mendohet se kanë humbur shtëpitë e tyre. Në Antakya, ish-banorët e një ndërtese të shembur u grumbulluan rreth një zjarri në natyrë gjatë natës së të enjtes, dukeu mbështjellë me batanije për t’u përpjekur të qëndronin ngrohtë. Serap Arslan, 45 vjeç, tha se shumë njerëz mbetën nën rrënojat e ndërtesës aty pranë, duke përfshirë nënën dhe vëllain e saj. Ajo tha se makineritë kishin filluar të lëviznin një pjesë të betonit vetëm të mërkurën.
Video më poshtë: