Pas dhunës nga Fero, reagon për herë të parë Arbenita.
Reperi i njohur nga Kosova, Fero, është arrestuar ditën e djeshme pasi dyshohet se ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së ti Arbenita Ismaili.
Ditën e sotme mësohet se gjykata ka vendosur që reperi të kryejë 1 muaj paraburgim, pasi akuzohet për veprën penale “dhunë në familje”.
Po ashtu, një ditë pas ngjarjes së bujshme në mediat rozë, ka ardhur reagimi i parë nga Arbenita, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Instagram”, ka shkruar: “I’m back” (U ktheva)
Mesa duket modelja nuk ka preferuar të komentojë më shumë ngjarjen e djeshme.