SHBA-Është gjetur në dollapin e një shtëpie në Miçigan, një 14-vjeçare që ishte raportuar e humbur në vitin 2021. Vajza u gjet rreth orës 17:30 të së martës, në një gjendje jo të mirë nga agjencia federale e Marshallëve në SHBA. Ndërkohë është ngritur padi për rrëmbim ndaj nënës së vajzës, e cila ka kujdestarinë e saj, teksa vajza që u gjet pas një viti është shtatzënë, por ende nuk dihet nga kush.
“Ajo ishte shumë e shqetësuar, qante dhe ishte e frikësuar. Nuk ishte e sigurt se çfarë do t’i ndodhte”, tha drejtuesi i ekipit, Robert Watson. Autoritetet mundën ta gjurmonin vajzën pasi kishin marrë disa informata për të kontrolluar shtëpinë. Ajo u dërgua në spital për një kontroll të përgjithshëm dhe u zbulua se ishte shtatzënë. Shërbimet e Mbrojtjes së Fëmijëve i thanë Ëatson se babai i saj ishte “i çliruar” që vajza ishte gjetur. “Ai po përballej me këtë makth prej një viti e gjysmë. Tani është shumë më mirë”, tha Watson.
Shiko videon për të mësuar më shumë: