Mbrëmja e së martës ka qenë e mbushur me tension në spektaklin e Big Brother VIP Albania.
Moderatorja Kiara Tito është zënë disa herë ngushtë nga opinionistët e programit, Zhaklina dhe Arbri, teksa nuk ka qenë në gjendje që të japë përgjigje edhe ndaj disa prej banorëve të eliminuar, siç ishte Tea.
Kjo ka bërë çifti Luiz dhe Kiara të kthehen mbrëmjen e së martës në dy prej personazheve më të komentuar në internet.
E si për të shprehur mbështetjen për të dashurin e saj, moderatorja publikoi në InstaStory një fotografi të saj dhe Luizit, ku shihen duke shkëmbyer një puthje brenda shtëpisë.
Foto: Kiara Tito/InstaStory
Këtë ajo mesa duket e bëri si në shenjë replike ndaj kritikuesve, duke treguar se lidhja e saj me Luizin është e fortë, pavarësisht të gjithave.
Para saj, ajo pati një tumbim për ata që e kritikuan, duke ndarë me ndjekësit një citat të novelistit spanjoll, Carlos Ruiz Zafon.