Ditë më parë, në emisionin “Aldo Morning Show” në Tv Klan, gazetarja Dhurata, ka treguar ngjarjet më të fundit që kanë ndodhur në Durrës. Ajo ka treguar se një 30-vjeçare është detyruar nga prindërit që të martohet me një 60-vjeçar sepse nuk kanë kushte të mira ekonomike dhe për ta kjo martesë është shpëtim.
Dhurata: Një lajm ka të bëjë me një vajzë 30-vjeçare…
Aldo: Një vajzë 30-vjeçare, thuaj një grua, një zonjë.
Dhurata: Po është beqare vajza.
Aldo: Po mirë ç’faj kam unë?
Dhurata: Pa dëshirën e saj martohet me një 60-vjeçar sepse prindërit nga ana ekonomike, janë të varfër le të themi dhe e kanë detyruar që…
Aldo: E shitën gocën?
Dhurata: Po e shitën, kështu mund ta themi. E detyruan, po dhe ai beqar ka qenë gjithë jetën, s’ka ndonjë gjë të keqe edhe pse ka 30 vjet diferencë, çfarë rëndësie ka, na i siguroni jetën neve. Ka dhe nga këto raste që shprehen kështu.