Publikohen fotografitë: Si ndodhi krimi në Durrës – vajza e vrau babanë dhe e varrosi
Pasi u zbulua ngjarja e rëndë në Durrës, ku një vajzë ka vrarë babain e saj dhe e ka varrosur në oborrin e shtëpisë, kanë dalë detaje të tjera.
Siç raporton A2cnn, dyshohet se për ngjarjen kanë pasur dijeni edhe familjarë të tjerë, por mbetet e paqartë nëse kanë bashkëpunuar në vrasjen e kryefamiljarit.
Policia e gjeti pas 10 ditësh kërkime trupin e pajetë të 50-vjeçarit që ishte shpallur i zhdukur nga familja e tij dhe pas hetimeve u zbulua se ai është vrarë nga e bija.
Sipas autoriteteve, 19-vjeçarja Hygerta Meta ka deklaruar se motivi i vrasjes ka qenë nxitja prej babait, për t’u fejuar pa dëshirën e saj, si dhe konfliktet familjare.
Policia ka arrestuar 19-vjeçaren e dyshuar, si autore e vrasjes së babait të saj, Pëllumb Meta.
Vajza ishte studente në vit të parë në Universitet, ndërsa dyshohet se ka pasur lidhje me një djalë, çka sipas deklarimeve e ka kundërshtuar i ati që donte ta fejonte me një tjetër.
Ajo ka deklaruar se pavarësisht kundërshtive që i ka bërë vendimit të babait, ai nuk është tërhequr nga vendimi për fejesën me një djalë që vajza nuk e donte.
Kjo, sipas saj e ka çuar që të ndërmarrë aktin makabër, duke e vrarë, mbështjellë me batanije dhe groposur.