Ekipet e shpëtimit në Turqi nën mbikëqyrjen e një veterineri, kanë arritur ta nxjerrin nga rrënojat një kali që i kaloi 21 ditë i ngujuar në ndërtesën e rrënuar në Adiyaman.
Videoja e shpëtimit të kalit është publikuar nga ministria turke e Bujqësisë dhe Pylltarisë, transmeton Telegrafi. Në Hatay ndërkohë është hapur një spital fushor për kafshët e shpëtuara. Dhjetëra vullnetarë janë duke kërkuar kafshët shtëpiake të shumë qytetarëve që nuk dinë asgjë për to. Kujtojmë që Turqia më 6 shkurt u godit nga dy tërmete shkatërruese, ku si pasojë kanë humbur jetën mbi 44 mijë persona. /Telegrafi/
Shiko edhe: