Qytetari për mërgimtarët: Send nuk iu marr lakmi, sa here vinë në Kosovë ankohen, edhe kafet ne ua paguajmë.
Ekipi i ATV-së ishte në shesh për të pyetur qytetarët se sa me gëzim i presin mërgimtarët, pasi që tani është edhe sezona e kur ata vinë për pushime në vendlindje.
Një qytetar, duke folur për të afërmit që i jetojnë jashtë vendit, thotë se sa here ata vinë në Kosovë, gjithmonë ankohen, për shkak se atje është jeta shumë e shtrenjtë.
“Si vendi i yt nuk ka asnjë, por çdo njeri shkon për një jetë më të mirë.
Na pajtohem me jetën, këtu shpenzimet e vogla e sendet më ndryshe këtu. Po mirë, unë për veti nuk iu marr lakmi send se ata sa herë të vinë ankohen, për kafe nuk kanë pare me pi, na i paguajmë këtu.
Ata gjithmonë kukatën, ‘s’kem, s’kem’ është jeta e shtrenjtë, e na jena mësuar në Kosovë”, thotë ky qytetar. /atvlive.tv