Që Greqia është një shtet artificial me doktrinë fetare është thënë shpesh, prej shumë studjuesve apo dëshmitarëve që panë nga afër transformimin e popullsis multietnike në greqi, në një shtet të ri.
Të cilit ju veshën të gjithë ato atribute që do ti pëlqenin krijuesve të saj, për ta bërë atë djepin e qytetërimit të cilit donin t’i referoheshin. Një fakt të cilin nuk mund ta fshinë dhe ta fshehin dotë grekët është se gjuha dominante në Athinë dhe në shumicën e greqis ishte shqipja.
Grekët ashtu si “vëllezërit” e tyre shpirtëror serbët, mund të irritohen kur thuhen këto të vërteta nga ne shqiptarët, por kur thuhen nga vetë vendasit e tyre që kanë një integritet të lartë intelektual. Nuk besoj se kanë cfarë të thonë. Më posht po ju sjellë dëshmin e shkrimtarit grekë Nikos Dimou.
Nikos Dimou: Është faji i një Gjermani, tha z. N.Dimou rreth krenarisë Greke në këtë çështje. Ai i referohej Johann Ëinckelmann, një historian arti Gjerman i shekullit të XVIII, vizioni i të cilit rreth Greqisë së lashtë si “e populluar nga njerëz të bukur, të gjatë, bjondë, të zgjuar, simbol i perfeksionit” ishte në një farë mënyre e detyruar në vend në menyrë që të formonte identitetin modern Grek.
“Ne flisnim Shqip dhe e quanim veten Roman, por Johann Ëinckelmann, Gëte, Hugo, Deloakrua na thanë “jo ju jeni helenë, pasardhës direkt të Platonit dhe Sokratit” dhe kjo i vuri kapakun. Nëse një vend i vogël dhe i varfër ka një peshë të tillë mbi supe, nuk do të mëkëmbet kurrë.
Ky mit e bëri të nevojshme që gërmuesit në Akropoli gjatë shekullit të XIX, të fshinin gjurmët e osmanëve dhe të paraqisnin atë si vend i clasicismit. Erekteoni kishte qenë harem dhe Parthenoni xhami. “Por arkeologjia greke ka qenë gjithmonë një lloj fantazie” tha Antonis Lakos një historian i dëgjuar grek. Argumenti i repatriation (rikthim ne vendin e origjines), bazimi në pretendimet e integritetit historik, e deformon historinë.