10.9 C
New York
Saturday, April 20, 2024

Buy now

Jeta me adete të reja: A do mund të shkelë ky çift në Mekë e Medine?

Partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez është ylli i ri i Arabisë Saudite përkrah Ronaldos, i cili tani do të luajë për klubin Al Nassr dhe do të marrë një pagë marramendëse vjetore.

Megjithatë, vendi ku janë shpërngulur ky çift me fëmijët e tyre ka ligje apo rregulla etike larg stilit të jetës perëndimore, së cilës çifti i përket. Ndaj, atyre u duhet të përshtaten me jetën e re me sfond islam.

Sa i përket bashkëjetesës mes tyre, faktit që nuk kanë martesë zyrtare, në vendin ku s’lejohet një gjë e tillë, kjo është e kapërcyer gjersa ata njihen si çift i martuar nga publiku, kanë fëmijë dhe bëjnë një jetë të rregullt familjare, larg çdo thashethemi apo skandali.

Megjithatë, Georgina do të duhet të zbatojë të tjera adete, të huaja për të deri më tani.

Kështu, ajo është mësuar të veshë rroba të pakta dhe të ngushta që i theksojnë linjat, por kjo nuk lejohet në Saudi. Georgina do të duhet të veshë një abaya, një tunikë e gjatë me ngjyrë të errët, në publik.

Kodi i veshjes detyron “modestinë dhe mirësjelljen” në veshje, ndaj ajo nuk duhet të veshë rroba të ngushta apo transparente. Provën e parë të “bindjes” e ka dhënë tashmë, pasi ka veshur një abaya një herë, në prezantimin e Ronaldos në stadiumin e tyre.

Rregullat e radhës që do të duhet të ndjekë kanë të bëjnë me zakonet e të ushqyerit, por ato nuk duhet të jenë problem për Georginën pasi gjithsesi ajo bën një jetë të shëndetshme. Aty është rreptësisht i ndaluar alkooli dhe produktet e derrit me vetë mishin e derrit, si dhe gjatë Ramazanit nuk mund të hahet apo pihet në publik.

Ndërkohë, në kohën e saj të lirë Georgina do të mund të vizitojë atraksionet turistike të Arabisë Saudite, por atyre do t’u ndalohet të vizitojnë qytetet e shenjta të Mekës dhe Medinës pasi nuk janë muslimanë.

Edhe në aspektin sportiv, Ronaldo nuk mund të ndodhet në Mekë apo Medine, pasi Meka nuk ka ekip futbolli. Ky qytet përfaqësohet nga Jeddah në kampionat. Ndërsa ekipi i Medinës është një kategori më poshtë.

Megjithatë, në Saudi ka një perceptim apo bindje se më e pakta Ronaldo do e pranojë Islamin. /tesheshi.com/

Related Articles

Artistët tanë mblidhen për iftar, nuk do ta besoni si e quajn iftarin

Muaji i Ramazanit bën bashkë edhe artistët tanë. Disa nga ta natën e sotme zgjodhën ta bëjnë iftarin së bashku. Në mesin e tyre është Ledri,...

As Remzie Osmani nuk iu shpëton operacioneve plastike, duket tjeter person

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Remzie Osmani, është mjaftë e angazhuar. Ani pse është bërë edhe gjyshe e një mbese dhe nipi, Remzia po...

Festa Qoqaj prezanton veturën e saj super luksoze

Festa Qoqaj prezanton veturën e saj super luksoze Festa Qoqaj është një nga influenceret me te njohura shqiptare. Ajo inspiron ajzat se si te vishen ne...

Stay Connected

246,663FansLike
102,630FollowersFollow
1,250SubscribersSubscribe
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Artistët tanë mblidhen për iftar, nuk do ta besoni si e quajn iftarin

Muaji i Ramazanit bën bashkë edhe artistët tanë. Disa nga ta natën e sotme zgjodhën ta bëjnë iftarin së bashku. Në mesin e tyre është Ledri,...

As Remzie Osmani nuk iu shpëton operacioneve plastike, duket tjeter person

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Remzie Osmani, është mjaftë e angazhuar. Ani pse është bërë edhe gjyshe e një mbese dhe nipi, Remzia po...

Festa Qoqaj prezanton veturën e saj super luksoze

Festa Qoqaj prezanton veturën e saj super luksoze Festa Qoqaj është një nga influenceret me te njohura shqiptare. Ajo inspiron ajzat se si te vishen ne...

Menaxheri i Bardhit bën veprimin e papritur për ‘inat’ të Bardhit dhe Sarës

Menaxheri i Bardhit bën veprimin e papritur për ‘inat’ të Bardhit dhe Sarës Bardhi tregonte sa ishte në Big Brother se vepronte për punën cfarëdo...

“Do i degjeneroj publikisht” Sara revoltohet dhe reagon ashpër në rrjete sociale

“Do i degjeneroj publikisht” Sara revoltohet dhe reagon ashpër në rrjete sociale. “Faleminderit që shqetësoheni për brekët e mia, por e mira do ishte të...