A e dini se marrëdhëniet janë po aq të rëndësishme për shëndetin tuaj fizik sa dieta dhe stërvitja?
Sipas një studimi, të rriturit “e izoluar” social përballen me të njëjtin rrezik inflamacioni si ata që janë fizikisht joaktivë. Marrëdhëniet tona në familje shpesh e përcaktojnë mënyrën se si ne e shohim botën. Përmes këtij testi psikologjik ju do të keni mundësinë për të kuptuar se si kanë ndikuar marrëdhëniet tuaj në familje në formimin e personalitetit.
Ajo çfarë duhet të bëni, është të na tregoni se cila familje mendoni se nuk është e vërtetë. Mos u mendoni për një kohë të gjatë. Alternativa që zgjidhni, do të thotë shumë për ju!
Nëse përgjigjja juaj është familja 1, ju nuk jeni një person i orientuar nga familja, të paktën jo në kuptimin tradicional. Ju i trajtoni miqtë si familjen tuaj të vërtetë dhe duke i ndihmuar ata, ju ndjeni lumturi. Përpiqeni gjithmonë të sillni diçka të mirë në jetën e secilit. Ndoshta ju jeni rritur pa një figurë të fortë të babait, prandaj ju bëni çmos që të jeni atje për njerëzit që kanë nevojë për ju, ashtu siç ka bërë nëna juaj. Kjo familje mund të mos jetë më e lumtur, por ata janë ende një familje e vërtetë. Nëna duket se kujdeset për fëmijën e saj, duke mbajtur dorën dhe duke e mbrojtur atë nga një baba i paarsyeshëm. Ju nuk dëshironi që të rriten të tjerët si ju, prandaj keni zgjedhur këtë familje si të rreme.
Nëse përgjigjja juaj është familja 2, ju jeni një person i orientuar drejt familjes dhe nuk ka asgjë më të rëndësishme për ju sesa familja. Ju besoni në ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme të bazuara në besim dhe angazhim. Ju vini në vend të parë nevojat e familjes suaj, duke injoruar edhe ato që keni vetë ju si person. Ju ndoshta keni vënë re se njerëzit në foto nuk duken si një familje. Të rriturit nuk i kushtojnë vëmendje fëmijës dhe ai nuk po përpiqet të mbajë duart e tyre. Ata gjithashtu mund të jenë një grup të huajsh që ecin së bashku. Duke qenë një person i vërtetë familjar, ju jeni në gjendje ta dalloni menjëherë familjen e rreme.
Nëse përgjigjja juaj është familja 3, ndoshta vini nga një familje jofunksionale. Për shkak të fëmijërisë suaj traumatike, ju i besoni të tjerëve me vështirësi. Ju jeni të shqetësuar dhe bashkëveprimi me të tjerët shpesh është një sfidë për ju. Jeni vazhdimisht i shqetësuar për të ardhmen. Në figurë duken si një familje e dashur dhe e lumtur. Ata janë një familje e vërtetë. Prindërit po përqafohen teksa ecin dhe babai mban dorën e fëmijës. Rritja në një familje jofunksionale ju ka bërë të dyshimtë për marrëdhënie të shëndetshme. Ju nuk besoni se diçka e tillë ekziston me të vërtetë, prandaj keni zgjedhur këtë familje si të rreme.