Ai martohet me dy shoqe të dashuruara pas tij, që të mos i vijë keq asnjërës. Një burrë vendosi të martohej me dy shoqe në një ceremoni fetare në mënyrë që asnjëra prej tyre të mos ofendohej nga një refuzim i mundshëm.
Të dyja ishin të dashuruara me të njëjtin burrë, por ai nuk mundi të zgjidhte dhe u martua me të dyja. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Airtarap, në Indonezi, ku polίgαmίa konsiderohet e ligjshme. Ndërsa nuk është e pazakontë të kesh shumë gra, martesat me dy shoqe ose të afërm konsiderohen të pazakonta.
Shiko videon:
Sipas shtypit vendas, dy femrat, të cilat janë mike të ngushta, kanë qëndruar në marrëdhënie të mira dhe kanë qëndruar bashkë deri në fund të ceremonisë. Në Indonezi një burrë mund të martohet me deri në 4 gra, për sa kohë secila jep pëlqimin për të mirëpritur ardhjen e re.
Sipas vendit dhe kuvendi thotë një fjalë e urtë. Gjëra që një popull as që mund ti mendojë, një popull tjetër i ka normalitet.