Zonja Vide, 84 vjeçe dhe nënë e 9 fëmijëve ka mbetur krejt e vetme. Asnjë nga fëmijët e saj nuk e kujdeset për të pasi mes tyre kanë lindur konfliktet e pronësisë. Ajo thirri këtë të diel në një seancë ndërmjetësimi te rubrika “Shihemi në Gjyq” te “E Diela Shqiptare” vajzën e saj, e cila i kishte premtuar se do të kujdesej për të por së fundmi sipas zonjës Vide e ka nxjerrë në rrugë.
Situata u tensionua tepër mes Majlindës dhe nënës së saj e në një moment e përlotur zonja Vide tregon se asnjë nga fëmijët nuk ishte te koka e babait, kur bashkëshorti i saj ndërroi jetë. Edhe pse familja e tyre mori shumë tokë nga ligji për ndarjen e pronësisë, konfliktet nuk kanë munguar mes vëllezërve dhe motrave.
Ardit Gjebrea: Më trego pak dhe më fal!
Zonja Vide: S’ka gjë. Fëmija im je.Ardit Gjebrea: Të kërkoj falje për të gjithë ata që ndoshta nuk të kanë kërkuar falje deri më sot. Pse nuk je më në shtëpinë që ke qenë? Çfarë ka ndodhur me shtëpinë tënde Vide?
Zonja Vide: Çfarë të them unë e shkreta?Ardit Gjebrea: Ulu qetësohu! Më thuaj! Çfarë ka ndodhur me shtëpinë tënde? Ti e ke bashkëshortin?Zonja Vide: Jo, ka dy vjet që ka v dekur.Ardit Gjebrea: Deri sa ishte bashkëshorti shkonte çdo gjë në rregull?
Zonja Vide: Jo nuk shkonte. Kemi kohë.Ardit Gjebrea: Po pse çfarë kishte që nuk shkonte?Zonja Vide: U v ranë u prenë.