Vdes në moshën 30 vjeçare ylli i TikTokut, ishte e diagnostikuar me kancer.
Ylli i TikTok, Haley Odlozil, ndërron jetë në moshën 30-vjeçare pas diagnozës terminale të kancerit, teksa i shoqi shkruan homazhe tronditëse.
Influencuesja ndau jetën e saj në platformë pasi u diagnostikua me kancer ovarian tetë vjet më parë.
Bashkëshorti i saj, i cili shfaqej shpesh në video, ndau lajmin tragjik dhe shkroi për dhimbjen që po përjetojnë si familje.
“Me trishtim të madh iu them që Haley ka ndërruar jetë”, tha ai të premten.
Foto: TikTok
“Nuk mund të përshkruaj sasinë e dhimbjes dhe pikëllimit që po përjeton unë dhe e gjithë familja ime”, shtoi ajo.
“Nuk e dija kurrë se zemra ime mund të lëndohej fizikisht. Nuk kam parë kurrë dikë të luftojë kaq shumë për të jetuar”, shtoi mes tjerash partneri i Haley.
Foto: TikTok
Deklarata e tij u postua krahas një fotoje familjare me djalin katër vjeçar të çiftit.