“Para se me mbyt është rrahur deri ne alivanosje. Pastaj i kanë djeg gjurmët duke e djegur shtratin. Dhe e kanë mbyllur derën e qelis”, kështu po deklarohet një familjar i afërt i kosovarit që po dyshohet se është vrarë në burgun “Sremska Mitrovica” në Serbi.
Vazhdon të jetë misterioze vdekja e kosovarit me pasaportë norvegjeze, Artan Zymberi në një nga burgjet e Serbisë. Kosovari me nënshtetësi norvegjeze humbi jetën në një burg në Beograd me 26 nëntor në rrethana ende të paqarta. Indeksonline ka siguruar një foto të veturës së Zymberit e cila është me motive kombëtare, me shqiponjë dhe dy kallashnikovë krah saj. Trupi i Zymberit është tërhequr dje nga familjarët dhe është nisur për Norvegji ku pritet edhe të i bëhet obduksioni. Pas rezultateve të obduksionit pritet të ketë reagim zyrtar edhe nga familja e të ndjerit./Indeksonline/
Shiko foton: