Një ngjarje jo fort e zakontë ka ndodhur në xhaminë e Hanit të Elezit, shkruan RepublikaOnline. Xhemati i kësaj xhamie i ka bër dhuratë një veturë të tipit golf, imamit Tafil Ramuka.
Imami është falendëruar për shërbimin e tij në këtë xhami, ndërsa ky është njoftimi nga xhamia: “Sot ditë gëzimi në xhaminë tonë. Imamit të nderuar hoxhë Tafil Ramuka i bëhet surprizë kjo veturë e bukur nga xhemati i xhamisë, posaqërishtë nga diaspora !
Hoxha i falënderon të gjithë, veçantë ata të cilët u bënë shkak për realizimin e kësaj dhurate duke e lutur Allahun që t’i shpërbleje të gjithë me të mirat e Tij në dunja dhe Botën tjetër. Allahu i ruajttë dhe i shtoftë ata besimtarë të cilët kanë dert kujdesin e davetit në rrugën e Allahut”, thuhet ne njoftimin e xhamisë./RepublikaOnline