Unë mendoj se pyetja është gabim, se nuk ka të parë mes dy gjërave të ndryshme. Të parë dhe të dytë ka kur gjërat janë të barabarta, kur gjërat janë njësoj. Nëna ka një pozicion, që gjitha gratë e botës sikur të mblidhen në një anë nuk mundn ta zënë pozicionin e nënës. Po kështu dhe gruaja ka një pozicion, që sikur të gjitha gratë e botës të mblidhen në një anë nuk mund ta zënë dot atë lloj pozicioni.
Pra gjithsecila ka rendin e vet dhe nuk ka renditje kush ka më shumë përparësi, gjithsecila ka hakun e vet. Ka gjëra nëna që është mbretëreshë në hakun dhe në të drejtën e saj dhe s’mund ta konkurojë askush. Dhe ka të drejta gruaja që është ajo mbretëreshë dhe s’ka të drejtë t’i hyjë në hak askush, edhe nëse është nëna jote. Prindi në islam duhet të respektohet, prindi duhet të nderohet, prindit duhet t’i shërbesh, prindi është mbi kokat tona, absolutisht për çdo gjë, derisa nuk i hyn në hak palës tjetër. Zoti i Madhëruar ka thënë:
Zoti yt ka dhënë u rdhër të prerë që të mos a dhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as “of”, as mos u bë i v razhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira (të buta, respektuese). Isra: 23
Nëna mund të jetë e sëmurë mendore, nëna mund të jetë me fiksime, nëna mund të jetë me vesvese, nëna mund të jetë me huqe. Tani cili është problemi dhe përse duhet të vuajë pala tjetër ndërkohë që është në të drejtën e vet dhe në hakun e vet.
Kështu që gjithsecili ka hakun e vet, gjithsecili ka meritën e tij. Kjo nuse që ka ardhur në shtëpi që është sot bashkëshortja jote, është bija e dikujt dhe kur ta ka dorëzuar i ati i saj, apo kujdestari i saj, apo familja e saj, e ka dorëzuar me besimin, me mendimin, se ti do të jesh njeriu më i duhur për të qenë ortaku i saj në jetë, bashkëshorti i saj, të ka dorëzuar shpirtin, të ka dorëzuar një pjesë të trupit, të shpirti të vet, ta ka dorëzuar ty, ta menaxhosh ti, apo të menaxhoni jetën së bashku. Kështu që gruaja, bashkëshortja, nuk është r o bëreshë, as nuk është skllavëreshë, skllave në shtëpinë e dikujt, por ajo është e nderuar dhe e respektuar.