Hoxha i njohur kosovar, Shefqet Krasniqi, ka folur së fundmi rreth festave të fundvitit, madje, babagjyshin e Vitit të Ri e ka quajtur “babadreq”. Krasniqi gjatë një interviste iu drejtua prindërve, duke thënë “mos i rreni fëmijët sepse ai nuk është babadimër, ai është babadreq”.
“Mos i rrej fëmijët ka babadimër, ai është babadreq, pse po rren”, u shpreh hoxha. Ai e ka krahasuar babadimrin edhe me majmunët. “Kjo i bije sikur me thanë prej majmuni jena, ku ka babadimër të vërtetë, përrallë është ajo”. Më tej Hoxha Shefqet Krasniqi tha se kjo festë është haram dhe sipas tij është “festë e dreqit”. “Po thom La Ilaha Illa Allah po du xhenet, dhe pe festoj festën e dreqit, jo haram o”, tha Krasniqi.
Shiko videon: