Një i burgosur në Bolivi është kthyer pas hekurave pas një përpjekjeje të pasuksesshme për të dalë nga burgu i maskuar si dele. Diaz, i quajtur ndryshe ‘El Araña’ (merimanga), thuhet se ka kaluar fshehtas sigurinë e burgut Chonchocoro duke u zvarritur nëpër bar në mes të natës.
Më pas ai u përpoq të çante një nga muret e objektit në përpjekje për t’i shpëtuar burgosjes së tij. Diaz përdori pallton e leshit për të kaluar fshehtas sigurinë në burgun e Chonchocoro , për të kaluar një mur dhe për të dalë në bar.
Ai tentoi arratisjen në fillim të këtij muaji, por imazhet e fundit tani janë shfaqur pas kapjes së tij nga rojet e burgut. Rojet vunë re shpejt se krimineli i rrezi kshëm i cili wshtw dwnuar me 15 vite burg pwr v rasje nuk ishte në qelinë e tij dhe autoritetet u vunë menjëherë në lëvizje. Rojet e kapën në flagrancë teksa ai u fut nëpër fushat me bar duke ecur me duar dhe gjunjë.
Zyrtarët thonë se ndaj Diazit janë marrë masa ligjore dhe disiplinore që nga tentativa për arratisje.