Në 110 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, kanë ardhur shumë urime nga personalitetet dhe aktorë politikë të rëndësishëm botërorë. Por, mënyra më kreative për të uruar këtë ditë ka ardhur nga Dubai. Ndërtesa më e lartë, Burj Khalifa është veshur kuq e zi.
Videoja është postuar në faqen zyrtare të Burj Khalifa ku shkruhet: Burj Khalifa ndizet me flamurin shqiptar për festën e tyre kombëtare. Ne i urojmë prosperitet dhe rritje. Burj Khalifa është ndërtesa më e lartë në Dubai dhe një ndër më të lartat në botë. Ajo ka një gjatësi prej 828 metrash. Ndërtesa ka 163 kate, nga të cilat 9 hotele.
Shiko videon duke klikuar KETU.