Të gjitha mediat ndërkombëtare raportuan për rastin famëkeq të disa jave më parë, kur Bebe Rexha u godit në skenë me një telefon nga një burrë në audiencën e koncertit të saj në New York.
Një tjetër incident ka ndodhur në koncertin e 33-vjeçares.
Tani ajo është detyruar që në një moment të ndërpresë një nga koncertet e saj të fundit, kur një fanse në turmën përpara skenës, filloi të mos ndjehej mirë.
Fansja mesa duket po kalonte në një atak paniku, gjersa interpretuesja e hitit “I’m A Mess” i ka lutur të gjithë që të mbajnë qetësi, ndërsa ka thënë se nuk do ta vazhdojë interpretimin e saj, deri sa situata e fanses të përmirësohet.
Bebe Rexha (Foto: Andreas Rentz/amfAR/Getty Images for amfAR)
Rexha më pas e ka pyetur fansen nëse dëshiron të dalë jashtë të marr pak ajër, gjersa ka kërkuar nga stafi i saj që t’i sjellin ujë, në mënyrë që fansja ta marrë veten.