E trishtë, por njëkohësisht një akt sublim dashurie e fëmijës për nënën ajo që ka ndodhur një mbrëmje në Mançester. Jakub Szymanski, 15 vjeç, u dërgua me urgjencë në spital me lëndime të rënda, të shkaktuara me thikë pasi u përpoq të mbronte nënën e tij Katarzyna Bastek, rreth të 40-tave, pasi një burrë iu vërsul asaj në një qendër tregtare.
15-vjeçari nuk mundi t’u mbijetonte lëndimeve dhe ndërroi jetë një orë më pas në spital, duke lënë nënën e tij të shkatërruar dhe të lënduar thellë në shpirt. Ndërkohë, policia ka kapur një 44-vjeçar të dyshuar si autor të këtij akti, që dyshohet se është një i njohur i gruas.
Shiko videon për më shumë: