Një vajzë 21-vjeçare është gjetur pa shenja jete në një dhomë hoteli në Adelphi të Liverpool’it në Britani të Madhe, si pasojë e shtypjes nga një dollap i vjetër garderopbash, i cili kishte rënë mbi të, ka zbuluar nëna e saj, raporton The Sun, përcjell Korrespodenti.
Chloe Haynes u gjet e vdekur në hotelin Adelphi të Liverpool-it në orën 6:37 të mëngjesit më 10 shtator. Në postimet e mediave sociale, siç u raportua në Liverpool Echo, nëna e saj Nicola Williams kishte thënë se “Ishte një dollap i madh gardërobash, i vjetër dhe e rëndë, i cili ka rënë mbi të dhe nga shtypja, Chloe nuk ia kishte dalë t’i mbijetonte”.
Një zëdhënës i Këshillit të Qytetit të Liverpool-it, pas kësaj ngjarje e kishte konfirmuar se policët po punojnë me departamentin e Shëndetit Mjedisor për të hetuar vdekjen e 21-vjeçares.
Në atë ditë, tre burra, të moshës 26, 46 dhe 49 vjeç ishin arrestuar në lidhje me vdekjen e saj, por të njëjtit u liruan në mungesë të provave, pasi policia tashmë e kishte zbuluar se 21-vjeçarja kishte vdekur “aksidentalisht”.