8.1 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

“48 sekondat e tmerrit” që përjetuan pasagjerët e Titanit

Në mëngjesin e 18 qershorit, nëndetësi Titan humbi kontaktet me anijen që ishte në sipërfaqe. Nëndetësja kishte për qëllim të vizitonte rrënojat e Titanikut të famshëm, të vendosura pothuajse 4000 metra thellë në ujërat e Oqeanit Atlantik. Fatkeqësisht, të pesë pasagjerët në nëndetëse vdiqën nga një “shpërthim katastrofik”.

Por, çfarë ndodhi në të vërtetë? Inxhinieri spanjoll José Luis Martín, shpjegoi për “Nius” se çfarë mund të ketë ndodhur në këtë tragjedi.

Sipas Martín, zhytësi po zbriste me qetësi kur, në një thellësi prej rreth 1700 metrash, humbi stabilitetin “për shkak të një problemi elektrik” dhe u zhyt me shpejtësi drejt fundit të oqeanit, në një pozicion vertikal, “si të ishte një gur dhe pa asnjë kontroll”, për rreth 900 metra. Titani shpërtheu midis 2500 dhe 2700 metrave thellësi, për shkak të presionit të miliona litrave ujë rreth tij.

“Nëndetësja zbret pa asnjë incident dhe në një plan horizontal derisa, në një thellësi prej rreth 1700 metrash, ndodh një defekt elektrik. Nuk punon më motori dhe mungon shtytja. Ky është momenti kur Titani humbet komunikimin me Polar Price”, tregon Martin për mediumin e lartpërmendur.

“Titani ndryshon pozicion dhe bie vertikalisht si një shigjetë, sepse 400 kilogramët e pasagjerëve që ndodheshin në bord çekuilibrojnë nëndetësen. Imagjinoni tmerrin, frikën dhe agoninë e pasagjerëve. Duhej të ishte si një film horror”, vijon eksperti, i cili beson se gjithçka ka ndodhur brenda 48 dhe 71 sekondave të rënies së lirë.

Gjatë asaj kohe, sipas Martinit, pasagjerët ishin të vetëdijshëm për seriozitetin e situates: “Në atë periudhë kohore ata po kuptojnë gjithçka. Dhe gjithashtu, janë në errësirë ​​të plotë. Është e vështirë të kesh një ide se çfarë kanë përjetuar në ato momente. Pas këtyre 48 sekondave ndodh shpërthimi dhe vdekja e menjëhershme”.

Related Articles

Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, vetëm te Auto Sherreti

Kur flasim për supermakina, një emër që gjithmonë tërheq vëmendjen është Lamborghini. Auto Sherreti ka sjellë ekskluzivisht në Kosovë modelin më të ri –...

Me trëndafil në zonën intime, ish banorja e BBVK ‘tranon’ rrjetin

Eshtë sezonë vere dhe sigurisht edhe personat publik kanë zgjedhur të freskohen në det. Ish banorja e BBVK, Brikenda, ka publikuar disa foto të nxehta...

Artistët tanë mblidhen për iftar, nuk do ta besoni si e quajn iftarin

Muaji i Ramazanit bën bashkë edhe artistët tanë. Disa nga ta natën e sotme zgjodhën ta bëjnë iftarin së bashku. Në mesin e tyre është Ledri,...

Stay Connected

246,663FansLike
102,630FollowersFollow
1,250SubscribersSubscribe
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, vetëm te Auto Sherreti

Kur flasim për supermakina, një emër që gjithmonë tërheq vëmendjen është Lamborghini. Auto Sherreti ka sjellë ekskluzivisht në Kosovë modelin më të ri –...

Me trëndafil në zonën intime, ish banorja e BBVK ‘tranon’ rrjetin

Eshtë sezonë vere dhe sigurisht edhe personat publik kanë zgjedhur të freskohen në det. Ish banorja e BBVK, Brikenda, ka publikuar disa foto të nxehta...

Artistët tanë mblidhen për iftar, nuk do ta besoni si e quajn iftarin

Muaji i Ramazanit bën bashkë edhe artistët tanë. Disa nga ta natën e sotme zgjodhën ta bëjnë iftarin së bashku. Në mesin e tyre është Ledri,...

As Remzie Osmani nuk iu shpëton operacioneve plastike, duket tjeter person

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Remzie Osmani, është mjaftë e angazhuar. Ani pse është bërë edhe gjyshe e një mbese dhe nipi, Remzia po...

Festa Qoqaj prezanton veturën e saj super luksoze

Festa Qoqaj prezanton veturën e saj super luksoze Festa Qoqaj është një nga influenceret me te njohura shqiptare. Ajo inspiron ajzat se si te vishen ne...