Tronditëse janë historitë njerëzore që zbulohen pas tërmetit në Turqi sa herë që ekipet e shpëtimit arrijnë të nxjerrin një person. Një i tillë është ai i 7-vjeçarit Ahmet Erdem, i cili u nxor i gjallë nga mbeturinat e një ndërtese në qytetin Antiyaman në rajonin Kahramanmaras 70 orë pas tërmetit vdekjeprurës.
Në videon e shpëtimit të 7-vjeçarit të bllokuar në kompleksin e banesave shumëkatëshe në Antiyaman, dëgjohet djali i vogël duke kërkuar çamçakëz. “Ne do të të japim çamçakëz Ahmed. E ke gati bukën me çokollatë. Hajde Ahmed, hajde djali im”, dëgjohen shpëtimtarët duke i thënë 7-vjeçarit. Sipas mediave turke, fjalët e para të 7-vjeçarit Ahmet kur doli nga rrënojat ishin “Nesër kam shkollë”
Shiko videon:
"Ama benim yarın okulum var"
Adıyaman'da 70 saat sonra enkazdan çıkarılan 7 yaşındaki Ahmet'in aklı hala okulundaydı. pic.twitter.com/f7SOoWKk4Z
— TRT HABER (@trthaber) February 9, 2023