Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan ka vizituar të hënën në mbrëmje të mbijetuarit nga tërmeti, të cilët po trajtohen në spital në Stamboll. Erdogan ka vizituar një foshnjë të porsalindur, e cila bashkë me nënën e saj i ka mbijetuar tërmetit. Shefi i shtetit turk ka kënduar ezanin në veshët e foshnjës së porsalindur dhe e ka quajtur atë me emrin Ayshe Betyl. Pamjet janë publikuar nga televizioni TRT Haber.
Më shumë se tetëmijë njerëz janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat në Turqi, tha presidenti Rexhep Tajip Erdogan, duke shprehur mirënjohjen e tij për të gjitha vendet që ofruan mbështetje pas tërmeteve të dyfishta vdekjeprurëse. Ai tha gjithashtu se një numër i madh prej mbi 81 mijë personash, që u lënduan nga tërmetet, janë liruar nga spitalet, njoftoi agjencia shtetërore Anadolu.
Shiko videon më poshtë:
Cumhurbaşkanı Erdoğan, İstanbul’da tedavi gören depremzedeleri ziyaret etti, yeni doğan bir bebeğin kulağına ezan okuyarak bebeğe Ayşe Betül ismini verdi.https://t.co/7olnY5ILz2 pic.twitter.com/lXJPQPQmFK
— TRT HABER (@trthaber) February 13, 2023