Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka arritur ta nxjerr të gjallë një 26-vjeçare nga rrënojat në Turqi. Kjo Shoqatë ka publikuar sot një video nga vendi i ngjarjes. “Shpëtimi i vajzës 26-vjeçare me ndihmën e shoqatës sonë, mbas 9 dite pasi ndodhi tërmeti”, thuhet në postimin e shoqatës në “Facebook”.
Më shumë se tetëmijë njerëz janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat në Turqi, tha presidenti Rexhep Tajip Erdogan, duke shprehur mirënjohjen e tij për të gjitha vendet që ofruan mbështetje pas tërmeteve të dyfishta vdekjeprurëse. Ai tha gjithashtu se një numër i madh prej mbi 81 mijë personash, që u lënduan nga tërmetet, janë liruar nga spitalet, njoftoi agjencia shtetërore Anadolu.
VIDEO ME POSHTE: