Dashurinë për futbollin dhe dëshirën për të qenë sa më pranë tij nuk e zbehu dot as tërmeti që shkaktoi mijëra viktima. Semih Ince, vetëm 9 vjeç u shpëtua pas 156 orësh nën rrënoja, ndërsa kërkesa e parë mbi tokë ishte për futbollistin e zemrës.
Nga shtrati ku merrte trajtim mjekësor, Semih i bëri një thirrje portierit uruguaian që mbron portën e Gallatasarait, të cilit i kërkoi fanellën. 36-vjeçari kishte mësuar nëpërmjet lajmeve dëshirën e vogëlushit, teksa nuk nguroi të zhvillonte një videobisedë me të.
“Dua fanellën tënde”, i tha vogëlushi, teksa portiere uruguaian iu përgjigj: “Po e dërgoj menjëherë”. Semih, të uroj shërim sa më të shpejtë. Si ndihesh, kush jam unë? Cilën skuadër mbështet? ishin pyetjet e Muslerës. Vogëlushi u përgjigj: “Ti je Muslera. Unë jam tifoz me Gallatasarain”. Biseda u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale.