Që në orët e para të mëngjesit, ndërkohë që po qëndronte vetëm, Luizi ka shpërthyer në të qara për disa minuta. Mbase kënga “A new day has come” e Celine Dionit e ka bërë melankolik ose e ka pushtuar sërish malli që ka për nënën dhe familjarët e tjerë.
Gjithësesi ai mundohet që këtë pjesë të “brishtë” të karakterit të tij ta mbajë të fshehur nga banorët e tjerët, para të cilëve shfaqet përherë i fortë e me humor. Sot ndërsa Luizi po kërkonte t’i demonstronte Armaldos se si ai puth, me shaka e ka qëlluar në qafë maestron dhe është larguar me pak vrap. Armaldo e priti duke qeshur gjithë ketë skenë, ashtu siç reagon në shumicën e rasteve shakatë e këngëtarit.
Pamje nga shtëpia e BBVA: