Osman Enes Basturk, i cili lindi në ditën e tërmetit më 17 gusht të viitn 1999, humbi jetën në një tërmet tjetër. Djaloshi 24-vjeçar që erdhi në këtë botë në qytetin e Gaziantepit , filloi jetën gjatë një tërmeti dhe e përfundoi përmes një tjetër tërmeti me epiqendër në qytetin e Kahramanmarasit.
Asiye Basturk, nëna e tij, tregoi historinë e jetës së Enesit, i cili humbi jetën shkaku i murit që ra mbi të ndërsa përpiqej ta mbronte vëllanë nga tërmeti 7.7 ballësh që goditi shtetin turk, raporton t24.com.tr. “Djali im Osman Enes lindi në Gaziantep gjatë tërmetit Golcuk që ndodhi në vitin 1999. Ai vdiq në tërmetin në Nurdagı në vitin 2023. Ai ishte trim dhe sa mali. Ishte si luan biri im. Malet dhe gurët nuk mund ta rrëzonin djalin tim. Atë e solli në jetë Zoti”, tha ajo.
Shiko videon duke klikuar KETU
Nëna vazhdoi rrëfimin për të birin e ndjerë duke thënë se dha jetë duke u munduar ta mbronte vëllanë e tij. “Osman Enes ishte i fortë, tha se do ta shpëtojë vëllain e tij. Djali im u mundua ta mbronte vëllanë, por nuk mundi ta shpëtojë veten. Djali im i vogël doli nga rrënojat, por ai nuk doli dot”, tha ndër të tjerash Basturk. Ndryshe, Turqia deri më tani ka regjistruar mbi 37 mijë viktima shkaku i dy tërmeteve të fuqishme që kanë goditur vendin. /Telegrafi.