2.6 C
New York
Saturday, November 23, 2024

Buy now

Historia e nënës që lindi pas nxjerrjes nga rrënojat e tërmetit: Nuk besoja se isha ende gjallë

Një nënë jemenase që iku nga lufta në vendin e saj për një të ardhme më të mirë në Turqi, u godit nga tërmeti shkatërrimtar që goditit Turqinë. Faten Al Yousif, e cila ishte 39-javëshe shtatzënë kishte bërë të gjitha gati për të pritur fëmijën e saj, kur tërmeti goditi banesën e saj në Malatya.

Pas 10 orësh “e pushtuar” nga frika për sigurinë e fëmijës që mbante në bark, ajo u nxorr nga rrënojat nga një mik i familjes dhe punonjësit e shpëtimit. “Nuk besoja se isha ende gjallë”, thotë Faten për BBC News.

Menjëherë pas shpëtimit të saj, ajo u dërgua me urgjencë në spital ku mjekët kryen një prerje cezariane për të lindur vajzën e saj, të cilën e pagëzoi me emrin Loujain, që do të thotë “argjend” në arabisht.

Por më pas erdhi tragjedia.Bashkëshorti i Fatenit, 29-vjeçari Burhan Al Alimi, nuk i mbijetoi dot tërmetit. Trupi i tij u gjet tre ditë më vonë. Ai ishte në vitin e fundit të studimeve për inxhinieri kimike në Universitetin Inonu në Malatya.

Si çdo nënë e re, Faten është e privuar nga gjumi dhe përpiqet të përshtatet me rutinat e të ushqyerit dhe të gjumit të të porsalindurit.

“Fillimi ishte shumë i vështirë, sidomos me rrethanat. Falënderoj të gjithë ata që më ndihmuan dhe qëndruan me mua. Kam pasur një familje kur e imja nuk ishte atje. Ne imagjinuam një jetë të bukur për vajzën tonë. Por vullneti i Zotit është mbi çdo gjë, kudo. Askush nuk e di se ku do të jetë fundi”, tregon ajo.

Faten dhe bashkëshorti i saj u shpërngulën në Turqi pasi Houthi-t e mbështetur nga Irani pushtuan kryeqytetin, Sanaa, në fund të 2014. Që nga fillimi i fushatës së bombardimeve të udhëhequra nga Arabia Saudite në Jemen në Mars 2015, komuniteti jemenas në Turqi është rritur në më shumë se 20,000 vetë./tvklan.al

Related Articles

Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, vetëm te Auto Sherreti

Kur flasim për supermakina, një emër që gjithmonë tërheq vëmendjen është Lamborghini. Auto Sherreti ka sjellë ekskluzivisht në Kosovë modelin më të ri –...

Me trëndafil në zonën intime, ish banorja e BBVK ‘tranon’ rrjetin

Eshtë sezonë vere dhe sigurisht edhe personat publik kanë zgjedhur të freskohen në det. Ish banorja e BBVK, Brikenda, ka publikuar disa foto të nxehta...

Artistët tanë mblidhen për iftar, nuk do ta besoni si e quajn iftarin

Muaji i Ramazanit bën bashkë edhe artistët tanë. Disa nga ta natën e sotme zgjodhën ta bëjnë iftarin së bashku. Në mesin e tyre është Ledri,...

Stay Connected

246,663FansLike
102,630FollowersFollow
1,250SubscribersSubscribe
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, vetëm te Auto Sherreti

Kur flasim për supermakina, një emër që gjithmonë tërheq vëmendjen është Lamborghini. Auto Sherreti ka sjellë ekskluzivisht në Kosovë modelin më të ri –...

Me trëndafil në zonën intime, ish banorja e BBVK ‘tranon’ rrjetin

Eshtë sezonë vere dhe sigurisht edhe personat publik kanë zgjedhur të freskohen në det. Ish banorja e BBVK, Brikenda, ka publikuar disa foto të nxehta...

Artistët tanë mblidhen për iftar, nuk do ta besoni si e quajn iftarin

Muaji i Ramazanit bën bashkë edhe artistët tanë. Disa nga ta natën e sotme zgjodhën ta bëjnë iftarin së bashku. Në mesin e tyre është Ledri,...

As Remzie Osmani nuk iu shpëton operacioneve plastike, duket tjeter person

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Remzie Osmani, është mjaftë e angazhuar. Ani pse është bërë edhe gjyshe e një mbese dhe nipi, Remzia po...

Festa Qoqaj prezanton veturën e saj super luksoze

Festa Qoqaj prezanton veturën e saj super luksoze Festa Qoqaj është një nga influenceret me te njohura shqiptare. Ajo inspiron ajzat se si te vishen ne...