Forcat e shpëtimit vijojnë të gjejnë të mbijetuar në Turqi pas 13 ditësh kërkime. Një vajzë 6 vjeçare u gjet nën rrënoja e gjallë ndërsa po qëndronte mbi trupin e motrës së saj të pajetë. Ndërkaq dy prindër bashkë me fëmijën e tyre mbijetuan 296 orë nga tragjedia por 12 vjeçari humbi jetën pak pasi u nxor nga rrënojat. Numri total i viktimave në Turqi dhe Siri i ka kaluar 45 mijë.
Një 6 vjeçare u gjet e gjallë nën rrënoja pas 278 orësh kërkimi nga forcat e shpëtimit në Turqi. Vogëlushja u gjet mbi trupin e motrës së saj të pajetë, ndërsa nën rrënoja u gjetën edhe mamaja dhe dy vëllezërit, të cilët kishin humbur jetën.
Forcat greke të shpëtimit e shpëtuan vajzën 6 vjeçare pas një misioni prej 4 orësh, duke hequr pllakat dhe një pjesë të rrënojave për ta nxjerrë atë në sipërfaqe. Dita e 13-të pas tërmetit shkatërrimtar pati edhe të mbijetuar të tjerë.
Pas qëndrimit për plot 296 orë nën rrënoja, dy persona të tjerë u shpëtuan në provincën jugore Hatay të Turqisë. Ekipet e kërkim-shpëtimit nxorën të mbijetuarit nga rrënojat e një ndërtese të shembur në rrethin e Antakias, në një tjetër aksion që solli optimizëm mes dhimbjes së fatkeqësisë.
VIDEO/ E trishtë, 13 vjeçari humb jetën në ambulancë pasi u nxorr nga rrënojat pas 13 ditësh, dy të tjerë shpëtojnë
Por kjo zgjati vetëm pak orë pasi dy prindërit dhe fëmija i tyre u nxorën të gjallë nga rrënojat e pallatit Kanatli, por 12 vjeçari ndërrpo jetë pavarësisht ndihmës së parë mjekësore.
Tërmeti shkatërrues 7.8 ballë në Turqi dhe Siri ka vrarë deri më tani rreth 45 mijë përsona dhe ka plagosur më shumë se 150 mijë të tjerë.
Fatkeqësisht, sipas autoriteteve turke dhe siriane besohet se numri i viktimave është më i lartë në numër, pasi mendohet se një pjesë e madhe, gjenden ende nën rrënoja.
Turqia ka arrestuar së paku 120 persona dhe po heton 400 të tjerë të fajësuar për cilësinë e punimeve në ndërtesat që nuk I mbijetuan lëvizjeve sizmike.
Samir Muhammed Accar dhe gruaja e tij Ragda u dërguan në spital me ambulancë.
Në të njëjtën aksident humbën jetën edhe dy fëmijët e tjerë të çiftit.