Al-Muajed Bukari mundi vetëm të shikonte i pafuqishëm teksa djali i tij vdiq ngadalë. I ngujuar nën rrënoja për orë të tëra, ai përqafoi fëmijën duke pritur ndihmë. Askush nuk erdhi.
Pas rihapjes së pikave kufitare, ndihma më në fund filloi të mbërrinte në zonat veriore të Sirisë. Aktivistët dhe ekipet e emergjencës kanë kritikuar komunitetin ndërkombëtar për reagimin e ngadaltë ndaj katastrofës që ka goditur popullin sirian.
Numri i të vdekurve nga tërmetet Turqi-Siri fatkeqësisht ka shkuar në gati 44 mijë. Autoritetet turke thonë se të paktën 38 mijë e 44 njerëz janë vrarë në vend. Qeveria siriane dhe Kombet e Bashkuara thonë se më shumë se 5 mijë e 800 njerëz kanë vdekur atje. OKB-ja ka nisur një apel për 1 miliard dollarë ndihmë për të ndihmuar viktimat e tërmetit në Turqi.