Mehmet Ali Sakiroglu, 26 vjeç, dhe Mustafa Avci, 34 vjeç, u shpëtuan nga rrënojat e një ndërtese në Antakya, Hatay. Ekuipazhet po punonin në rrënojat e një spitali privat në zonën e Odabasit. Dy burra u shpëtuan pasi mbetën të bllokuar nën rrënoja për 261 orë.
Ata u dërguan në spital. Mustafa Avci, i cili ka marrë ndihmën e parë në spitalin lëvizës në Hatay, ka folur në telefon me vëllain e tij me ndihmën e një punonjësi policie. Ai e pyeti vëllain e tij për familjen e tij dhe nëse ata ishin të gjithë të shpëtuar. Baris Pirebas, kreu i koordinimit të kërkim-shpëtimit në vendin e shpëtimit të fundit, tha se ata dëgjuan një zhurmë nën rrënoja.
Video më poshtë:
Čudo u Turskoj: Nakon 261 sat ispod ruševina spašene dvije osobe! Mehmet Ali Sakiroglu (26) i Mustafa Avci (34) spašeni su ispod ruševina zgrade u #Antakya u #Hatay #turska #zemljotres pic.twitter.com/VGSPoYYVAj
— Radio Sarajevo (@radiosarajevo) February 17, 2023
“Dëgjuam një zë,” tha Pirebas. Ai tha se foli me Sakiroglu i cili i tha se ishte i uritur. “‘Më dhanë ushqim, më zuri gjumi përsëri. U zgjova, isha i uritur dhe ju erdhët’, na tha. Nuk e dimë nëse e tha në gjendje shoku, nëse ishte ëndërr për të ngrënë ose fiksioni i tij”, tha Pirebas. /tesheshi.com/