Në qytetin turk të Hataya është shënuar një tjetër fenomen i çuditshëm, ku është vënë re një tërheqje e konsiderueshme e ujit të detit me rreth 20 metra. Më tërheqjen e ujit, në breg të detit nisën të duken gurët dhe shkëmbinjtë në plazh.
Kujtojmë se, disa ditë më parë, uji është tërhequr edhe në detin Marmara, ndërsa ekspertët kanë deklaruar se kjo është një ngjarje meteorologjike dhe se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Mediat turke kanë publikuar ndërkohë pamje të tërheqjes së ujit, që shkoi 4 deri në 20 metra në bregun e Arsuzit. Nga ana tjetër, profesori Emre Özşahin ka deklaruar se nuk ka pasur situatë të jashtëzakonshme dhe se tërheqja ka ardhur për shkak të situatës meteorologjike.
“Kjo tërheqje nuk ka të bëjë fare me aktivitetin e tërmeteve në rajon. Është një ngjarje që ndodh kur era fryn gjithmonë në të njëjtin drejtim në stinë të caktuara. Në zonat ku rrethi është i ulët, kjo amplitudë tërheqjeje është e lartë, kështu që shihet në një zonë të gjerë.”