Në rrethin qendror Antakya të Hatajit, 3 persona, njëri prej të cilëve ishte një fëmijë, u hoqën nga rrënojat e ndërtesës Kanatlı në orën 296 të tërmetit. Pavarësisht ndërhyrjes, fëmija 12-vjeçar nuk mundi të shpëtohej.Në të njëjtin vend, u bë e ditur se kanë humbur jetën edhe dy fëmijët e tjerë të çiftit.
Agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu i identifikoi ata si Samir Muhammed Accar, 49 vjeç, gruaja e tij Ragda, 40 vjeç dhe djali i tyre 12-vjeçar. Djali vdiq më vonë në spital. Edhe pse kanë kaluar 13 ditë që kur dy tërmete të fuqishme goditën Turqinë, ekipet e shpëtimit vijojnë punën për të nxjerrë njerëz që ndodhen nën rrënoja.
Shiko videon më poshtë:
Tre anëtarë të një familjeje, janë nxjerrë nga rrënojat e ndërtesës ku banonin në Antakya, shkruan Daily Mail.
Dy prindërit dhe djali i tyre 12-vjeçar u transportuan menjëherë me autoambulancë, por për fat të keq, ky i fundit ndërroi jetë në spital.Në të njëjtin vend, u bë e ditur se kanë humbur jetën edhe dy fëmijët e tjerë të çiftit.