Furkan Uçar (33), i cili humbi gruan dhe foshnjën 22 muajshe, e cila shkoi për vizitë te familja e tij në Hatay ku edhe humbën jetën nga tërmeti, është regjistruar si i vdekur edhe pse në momentin e tërmetit ndodhej në Antalia.
Në pamundësi për të hyrë në llogarinë e tij elektronike në E-Devlet (E-Government), Uçar ka telefonuar në qendrën e thirrjeve dhe ka marrë përgjigjen “Aktivizimi juaj është ndërprerë për shkak të vdekjes”. Uçar, i cili mori trupat e gruas dhe vajzës së tij nga Hataj dhe i varrosi në Antalia, tha: “Zinxhirin e gruas sime e kam vënë në qafë, byzylykun e vajzës sime në krahun tim. Po mundohem të dëshmoj dhimbjen time dhe se ende nuk kam vdekur“.
Gruaja e Furkan Uçar (33) Havva Uçar dhe vajza 22 muajshe Asya Lina, që jetonin në Antalia, shkuan për vizitë te të afërmit e tyre në rrethin Antakya të Hatay. Pas tërmeteve me epiqendër në Kahramanmaraş, të cilët tronditën gjithë Turqinë, u shkatërruan 3 katet e poshtme të godinës Gül, ku ndodhej Havva Uçar dhe vajza e saj Asya Lina.
Gruaja, vajza, vjehrri, vjehrra, gjyshja dhe halla e Furkan Uçarit vdiqën nën rrënoja. Pasi mbërriti në Hatay nga Antalia në ditën e dytë të tërmetit, Furkan Uçar, duke përjetuar një trishtim të madh, është kthyer sërish pasi ka marrë trupat e gruas dhe vajzës së tij. Babai i pikëlluar, i cili varrosi gruan e tij të dashur dhe vajzën e tij, vuri në qafë zinxhirin e gruas dhe në krah byzylykun e së bijës.
“Aktivizimi juaj është ndërprerë për shkak të vdekjes”
Furkan Uçar, i cili ka dhimbje të madhe, ka përjetuar një tjetër tronditje në llogarinë e tij në E-Government, ku ka dashur të hyjë për të kryer disa transaksione. Në pamundësi për t’u kyçur në llogarinë e tij, Uçar ka marrë përgjigjen ‘Ju është ndërprerë aktivizimi për shkak të vdekjes’! Ai ka telefonuar në Qendrën e Thirrjeve të E-Government dhe ka kërkuar ndihmë, u është drejtuar edhe institucioneve të tjera, por pa sukses.
Duke theksuar se gabimi është i papranueshëm, Uçar kërkon që sa më shpejt të zgjidhet problemi!Gjithashtu ai thotë se këtë problem mund ta kenë edhe shumë të tjerë, veçanërisht ata nga zonat e tërmetit.
Të gjitha institucionet më duket se më kanë shpallur të vdekur nga tërmeti. Por unë isha në Antalia në kohën e tërmetit, familja ime ishte atje.